'Dule, provokator. Panik nga tkurrja e votave'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas deklarates se kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule, sipas te cilit cameria nuk ka ekzistuar ka reaguar ashper kryetari i PDIU-se, Shpetim Idrizi. Ne nje deklarate per mediat, Idrizi e ka quajtur provokator Dulen, duke e akuzuar se gjendet në panik nga mbështetja që kjo forcë politike.
“I gjendur pa shumë hapësirë manovruese politike, me një numër votash gjithmonë e në tkurrje, u shfaq në një televizion provokatori përsëritës Vangjel Dule. Ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, PDIU, partia jonë që përfaqëson popullin shqiptar të Çamërisë dhe ka ditur ta shndërrojë çështjen çame në çështje të të gjithë shqiptarëve”- tha Idrizi.
Sipas tij, Dule eshte provokator perserites, qe synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare.
“Çdo dalje e tij në ekran, si shpalosës i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të Çamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi, irriton” thote me tej ai.
Idrizi e ka keshilluar Dulen te marre leksione historie, pasi sipas tij edhe vete shteti grek e njeh ekzistencën e Çamërisë.
“Zoti Dule do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të. Nëse do ta bënte, do të dinte mjaft mirë se termi Thesproti është ringjallur në Greqi as më shpejt e as më vonë sesa në vitin 1937. Ndërkaq, termi Çamëri, që vjen nga lashtësia, nëpërmjet lumit legjendar Thiamis, ka qenë i përdorur zyrtarisht edhe nga vetë Greqia deri në atë vit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, e thonë edhe shkencëtarët grekë, përfshi ministrin aktual të Arsimit në Greqi, gjuhtarin Jorgos Babinjotis, në fjalorët e tij” tha Idrizi.