Dritan Hila: Dyshimet e mia per qarkoren e ambasadoreve per 21 janarin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-diplomati shqiptar Dritan Hila pohon se qarkorja e Ministrisë së Jashtme dërguar ambasadave tona në të gjithë botën është përgatitur para se të ndodhnin ngjarjet. Kjo gjë sipas tij provohet nga niveli i dobët i anglishtes së përdorur ç'ka tregon që nuk është përgatitur nga profesionistët.
Për ish-diplomatin shqiptar, i cili u shkarkua vetëm me një urdhër të Ministrit për shkak të shkrimeve të tij kundër marrëveshjes me Greqinë, diplomacia shqiptare ka degraduar. Hila shprehet se qarkorja është e lidhur edhe me punësimet nepotike në diplomacinë shqiptare pasi sipas tij edhe sot e kësaj dite, bazuar në këtë VKM, bëhen emërime të cilat gërryejnë profesionalizmin e kësaj ministrie dhe e çojnë në veprime skandaloze si qarkorja politike për ambasadat lidhur me ngjarjet e 21 janar.
Për diplomatin Hila nëse do të ishte zbatuar ligji për emërimet në diplomaci, asnjë diplomat i karrierës nuk do merrte takim me homologët e tij ose në Ministrinë e Jashtme të vendit pritës, për të prezantuar një dokument të turpshëm si ai i 21 janarit i firmosur nga Edmond Haxhinasto.
-Ministria e Jashtme, nëpërmjet një qarkoreje, ka udhëzuar ambasadorët se si ti interpretojnë ngjarjet e 21 janarit, madje duke nxjerrë edhe përfundime hetimore. Në këtë datë, ju keni qënë në punë, a jeni njoftuar apo keni pasur dijeni për hartimin e këtij udhëzimi?
Ashtu siç konstatoni edhe ju, në datën 21 janar, unë kam qënë ende diplomat pranë kësaj ministrie. Por mos harrojmë se ishte ditë e premte, dhe normalisht pas orës 14:00, kur mbaron edhe orari zyrtar i kësaj dite, asnjë punonjës nuk është prezent. Vetëm në datën 24, nëpër ambjentet e ministrisë, kalonte gojë më gojë fjala, se ju është nisur nga Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto, një qarkore përfaqësive tona, ku udhëzoheshin për qëndrimin që duhet të mbanin dhe ndërhyrjet që duhet të bënin pranë qeverive të vendeve pritëse, për të diskretituar mitingun e opozitës. Por, sipas indikacioneve të tërthorta, dhe anglishtes që nuk përdoret nga profesionistët e ministrisë së jashtme, dyshoj se është një dokument i parapërgatitur më përpara se të ndodhnin ngjarjet.
-Si do e cilësonit këtë veprim të Ministrisë së Jashtme?
Kjo është pika e fundit ku nuk duhej lënë të degradonte shteti, dhe aq më shumë një sektor elitar si ai i jashtëm. A keni dëgjuar ndonjëherë që ambasadori grek, britanik, italian apo francez, të ketë ardhur në ministrinë tonë dhe të ketë sqaruar arsyet e protestave të çfarëdollojshme që bëhen në vendin e tij, dhe ca më tepër të përpiqet të diskretitojë opozitë apo sindikatat e vëndit të tij?
As keni dëgjuar dhe as kanë ndodhur, sepse shtetet demokratike, kanë respekt për opozitën dhe popullsinë e vendit të tyre, të cilën e përfaqësojnë barabar me pozitën; shtetet serioze, e dinë se rrobat e papastra lahen në shtëpi dhe nuk nxirren në publik; shtetet institucionale, nuk mund të lejojnë që segmente të tyre të sillen si celula të partisë në pushtet dhe për hatër të mbajtjes së karriges të diskretitosh vëndin. Është një veprim vite drite larg, me shtetin ligjor dhe pushtetet e ndara, ç'ka presupozon një shtet modern.
Personalisht, ndjehem i turpëruar që institucioni i diplomacisë i shtetit tim, ka prodhuar një dokument të tillë. Moralisht ndjehem i fyer, pasi në emër të shtetit që përfaqëson gjithë shqiptarët, përfshirë të majtë dhe të djathtë, përfshirë edhe katër të ndjerët që u vranë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", prodhon një shkresë që do tja kishte zili Ministria e Jashtme e Venezuelës së Çavezit dhe Kubës së Kastros.
-Pak kohë më parë, gazeta "Shekulli", ka zbuluar skandalin e punësimeve nepotike në përfaqësitë tona jashtë shtetit. Në jo pak raste, kemi parë që me një VKM, edhe pse s'kanë eksperiencën e duhur , janë emëruar në funksione të larta. Cila është procedura që duhet të ndiqet?
Duhet të sqarojmë se, ligji 'Për Shërbimin e Jashtëm" i miratuar në vitin 2003 edhe me konsensusin e plotë të opozitës së asaj kohe, sot në pushtet, ishte një ligj i marrë nga aleatët tanë perëndimorë dhe është bashkëkohor edhe sot e kësaj dite. Me ardhjen në pushtet të së djathtës, në vitin 2005, për të punësuar klientët dhe militantët, u stis një VKM, e cila thoshte që për nevoja të veçanta, mund të merreshin punonjës nga jashtë. Justifikimi ishte, që të angazhoheshin për çështje të caktuara, personalitete të spikatura nga fushat e ndryshme të shoqërisë.
Por kjo ishte vrima që fundosi gjithë anijen, dhe sot në Ministrinë e Jashtme, dy ndër tre punonjës, janë në kundërshtim me ligjin, dhe me kapacitete profesionale mjerane. Dhe deri sa në vitin 2011, drejtuesit e institucionit, detyrohen të nxjerrin një urdhëresë që të disiplinojë rregullat e drejtshkrimit dhe formatimit të shkresave zyrtare, kuptohet niveli i ulët ku ka rënë dikasteri.
Edhe sot e kësaj dite, bazuar në këtë VKM, bëhen emërime të cilat gërryejnë profesionalizmin e kësaj ministrie dhe e çojnë në veprime skandaloze si qarkorja politike për ambasadat lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Ndërkohë, ligji për statusin e nëpunësit civil, dhe ai për shërbimin e jashtëm, i ka të shkruara të zezë mbi të bardhë, rregullat se si mund të punësohesh në këtë dikaster, zbatimi i të cilave do sillte kufizimin maksimal të elementëve partiakë dhe militantë në administratën e lartë.
-Përse mendoni se Ministria e Jashtme, ka hequr nga puna specialistët, dhe i ka zëvëndësuar ata thjesht me anë të një VKM-je?
Gati asnjë diplomat i karrierës nuk do merrte takim me homologët e tij ose në ministrinë e jashtme të vendit pritës, për të prezantuar një dokument të turpshëm si ai i 21 janarit i firmosur nga Edmond Haxhinasto.
Asnjë diplomat karriere, nuk do lavdëronte arritjet e qeverisë me gjuhën e drunjtë të prodhimit sovjetik, që kërkohet sot nga Ministria e Jashtme; asnjë diplomat karriere nuk e honeps dot qëndrimin servil që mban shteti shqiptar para të huajve, apo shitjen e interesave afatgjata të vendit, për hir të interesave afatshkurtra të politikës.
Rrjedhimisht shumë nga diplomatët e karrierës janë larguar, duke gjetur mënyra të tjera punësimi, ndërsa disa prej tyre, profesionistë të çmuar, janë vendosur në vende pa peshë në vendimmarrje, por pranojnë që për hatër të mbijetesës ekonomike të jenë dëshmimtarë të gafave të institucionit, por sigurisht jo pjesëmarrës në këto turpe.
Udhëheqësit politikë, e anashkalojnë me qëllim ligjin, pasi në këtë mënyrë kanë mundësi të bëjnë emërime klienteliste, dhe të përdorin aparatin shtetëror për qëllime personale dhe partiake duke shfrytëzuar injorancën profesionale të klientëve të tyre, por në këtë mënyrë mbulojnë edhe injorancën profesionale dhe kulturore të vetvetes.
A e keni dëgjuar ndonjëherë fjalorin rudimentar dhe primitiv të Ilir Metës, fjalorin e varfër të Haxhinastos, apo ligjëratat e pa rinovuara tashmë prej pesëdhjetë vjetësh të Berishës? E pra si do pranonin këta politikanë në krahun e tyre, njerëz që kanë në karrierë libra të botuar, gjuhë të folura në mënyrë të rrjedhshme dhe dy e më shumë rekorde si titullarë misionesh në vende të rëndësishme?
Është pikërisht edhe ky frustrim kulturor e profesional i titullarëve politikë, që sjell mënjanimin e profesionistëve dhe mbushjen e radhëve të administratës me njerëz që dinë të bëjnë vetëm hosanara.
Çfarë mendoni për punën e diplomacisë shqiptare, dhe sa e përgatitur është ajo për tu përballur me sfidat që ka vëndi?
Në vendet e qytetëruara, Ministri i Jashtëm, është figura numër dy e qeverisë, për shkak të rëndësisë që ka ky institucion. Ai është njeriu i afërt personalisht dhe politikisht me kryeministrin, por edhe personalitet me karrierë solide profesionale dhe politike që është në gjëndje të imponojë qëndrimin e vet.
Të tillë ne kemi pasur Paskal Milon, Arta Daden, Kastriot Islamin dhe Besnik Mustafën. Që të gjithë këta njerëz, kishin lidhje direkte me kryeministrin dhe përfaqësonin politikat e tij, por edhe i kishin dhënë vulën personale institucionit, pa humbur seriozitetin e tij. Me ardhjen e Bashës në MPJ, filloj loja e vjetër e kalamajve "Hajt të luajmë shtetesh"; dhe politikat e tyre voluntariste dhe klienteliste.
Ishte një Bashë që shikonte vetëm interesin e tij; një Metë që e kishte mëndjen se mos po ja rrëshqiste në pazare Dritan Prifti në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa tani kemi Edmond Haxhinaston, i cili është punësuar nga bosi i tij në punë si Ministër i Jashtëm. Ky njeri, duhet të kërkojë leje që të takohet me Metën, që t'i thotë ndonjë fjalë, e pastaj nëse këtij i mbushet mëndja, t'i thotë Berishës, dhe anasjelltas, si tek loja telefoni i prishur.
Pas tij vinë tetë drejtor të përgjithshëm, ku për gjysmën, jap garanci se në katër vitet e fundit, nuk kanë shkruajtur një shkresë fletë format A4 me mendimet e tyre personale, dhe nga 26 drejtorë, 13 nuk kanë lidhje fare me profesionin.
E bëra gjithë këtë parantezë, për t'ju përgjigjur fare shkurt pyetjes tuaj, se me lojtarë të Peqinit, nuk mund të fitosh Kupën e Kampionëve të Europës.
Rezultat i gjithë kësaj është se, që nga koha e Bashës, Greqia na kanë marrë tre varreza të ushtarëve grekë që luftuan për Vorio-Epirin; nënshkroi marrëveshjen e detit, dhe po rrezikojmë rregjistrimin etnik me kritere të imponuara.
Meta shkoi në Breograd dhe na solli si peshqesh një minoritet serb që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë; dhe bëri një vizitë në Siri, të cilësuar nga SHBA si "shtet zuzar". Presidenti rumun Basesku erdhi dhe kërkoi minoritetin vllah; presidenti maqedonas Ivanov, kërkoi minoritetin e tij; ndërsa konsulli grek kërcënoi tërësinë territoriale të vëndit, pa i hyrë ferrë në këmbë, dhe sot rri nën hijen e flamurit grek që ka ngulur në Korçë.
Po ashtu në diplomacinë shumëpalëshe, miratimi i raportit të Dick Marty, ishte një shuplakë për paaftësinë skandaloze të diplomacisë sonë. Por ç'mund të presësh, kur shumë nga diplomatët tanë, janë me dokumenta emigranti në vëndet ku janë akredituar, ose pranë institucioneve ndërkombërare, na përfaqësojnë ish kryetarë apo sekretarë komunash të fshatrave të humbura të Shqipërisë?
Sa më sipër tregojnë se kjo diplomaci nuk ka elementë dhe as fuqi reaguese, lëre më pastaj të ndërmarrë iniciativa, për të cilat as që bëhet fjalë. Këtë e tregon fakti se që nga zgjedhjet e vitit 2009, asnjë kryeministër i huaj nuk ka vizituar Shqipërinë, dhe hiq vizitat e punës në Bruksel, Ministri i Jashtëm nuk ka bërë asnjë vizitë zyrtare jashtë vëndit. Gjithë sa më sipër, evidentojnë kuotimin e ulët që ka shteti shqiptar në botë, por edhe kualitetin e dobët të ekipit diplomatik të tij.
Rrjedhimisht ky ekip nuk ka elementët e duhur për ta çuar diplomacinë përpara dhe të përballojë sfidat e së ardhmes. Ndaj, le të shpresojmë që e ardhmja dhe fati do jenë mëshirëmëdhenj me ne.
*************
Letra e mëposhtme i është dërguar Ambasadorit Amerikan në Tiranë dhe së paku pesë zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit nga një prej personave më të njohur për zyrtarët në Uashington dhe Tiranë, shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari. Letra ka mbërritur në Ambasadën Amerikane në Tiranë më datën 27 mars. Në letër mes të tjerash, Kokalari i thotë Arvizus se me sjelljen e tij pas 21 janarit, "ka përforcuar perceptimin në Shqipëri që sundimi i ligjit është diçka që mund të anashkalohet nga të fuqishmit sipas dëshirës".
Geri Kokalari
Ambasador Arvizu:
Si sot tre vjet më parë, skandali "AEY" u ekspozua për herë të parë për publikun në një artikull në faqen e parë të "Neë York Times". Ky artikull ndihmoi për të bërë dritë mbi natyrën korruptive të qeverisë Berisha, dhe jam shumë krenar të them se isha unë që e solla në vëmendjen e "Times"-it këtë histori. Jam gjithashtu krenar për faktin që po unë shërbeva si katalizator për investigimet e Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit dhe kam dhënë informata përkatëse për Departamentin e Drejtësisë gjatë ndjekjes së çështjes së "AEY"-së. Në përputhje me këtë trevjetor ishte edhe artikulli i fundit i Rolling Stone (për të cilin gjithashtu kam dhënë informata) që zbardhte skemën se si "AEY" gënjente qeverinë amerikane.
Por dihet mirë, se Efraim Diveroli, presidenti i "AEY"-së dhe bashkëpunëtorët e tij u ndihmuan dhe u mbështetën në skemën e tyre për t'i shitur Departamentit të Mbrojtjes municione kineze të tipit AK-47, nga disa shqiptarë. Tek këta përfshihet edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, drejtori i "MEICO", Ylli Pinari, dhe Mihal Delijorgji, një "biznesmen" shqiptar, i cili vepronte në strukturat e Gërdecit, vendi ku një shpërthim tragjik vrau së paku 26 njerëz.
Sipas informacionit që më është dhënë nga Kosta Trebicka dhe një tjetër dëshmitar okular në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë ishte gjithashtu në dijeni të aktiviteteve të "AEY"-së në Shqipëri. Nuk është rastësi që pikërisht Mediu, Pinari dhe Delijorgji kishin dorë së bashku në operacionin e Gërdecit. Dhe siç e dini, Delijorgji dhe Pinari u liruan së fundmi nga burgu pa ndonjë zgjidhje për sa i përket çështjes së fajësisë së tyre për shpërthimin shkatërrues të Gërdecit.
Katër amerikanë u ndoqën penalisht dhe u dënuan për rolet e tyre në mashtrimin e Qeverisë Amerikane me skemën e "AEY"-së, por nga qeveria Berisha nuk është lëvizur as gishti i vogël për të ndjekur penalisht shqiptarët që luajtën rol integral në ndihmën që i dhanë "AEY"-së për të kryer këtë mashtrim ndaj taksapaguesve amerikanë. Deklaratat e regjistruara të Efraim Diverolit thonë se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, ka luajtur rol në marrëveshjen e "AEY"-së, ndaj nuk është për t'u habitur pse qeveria shqiptare dhe zyrtarët e saj kanë ndjekur rrugën e minimit për çdo hetim.
Megjithatë, për aq sa di unë, ambasada juaj nuk ka bërë asnjë përpjekje për të bërë presion mbi qeverinë Berisha për të hetuar këtë çështje. Pse? A s'keni ju obligim ndaj taksapaguesve amerikanë, obligim i cili duhet t'ju shtyjë për ta detyruar qeverinë shqiptare për hetim rreth këtij mashtrimi? Ndërkohë, ju heshtët kur këta "miq" dolën nga burgu. Pse?
Raportet e fundit nga burime private të inteligjencës dhe media tregojnë se "MEICO" vazhdon të angazhohet në dërgesa armësh në kushte shkeljeje të sanksioneve ndërkombëtare dhe në dëm të interesave të SHBA-ve. Më 15 mars, kam sjellë në vëmendjen e Ambasadës suaj edhe një raport mbi një marrëveshje me Serbinë, që në mënyrë të paligjshme transferon artileri të rëndë për Muamar Gadafi-n nëpërmjet portit shqiptar të Durrësit. Kam sjellë një raport të ngjashëm në vëmendjen e qeverisë amerikane edhe në të kaluarën.
Nëse ka ndonjë substancë në këtë informacion do të thotë se qeveria shqiptare ka vazhduar të kryejë marrëveshje armësh në hije, në kushte mungese ndëshkimesh dhe në dëm të interesave strategjike të SHBA-ve.
Më 21 janar të këtij viti, gjatë një proteste masive kundër qeverisë së korruptuar Berisha, katër shqiptarë u vranë me gjakftohtësi. Ata u qëlluan nga distanca nga qitës të pozicionuar në ndërtesa qeveritare, përfshirë zyrat e kryeministrit. Bazuar në dëshmi - video, duket qartë se ata protestues nuk ishin kërcënues për forcat e qeverisë në asnjë rrethanë. Sipas burimeve të ndryshme (duke përfshirë edhe ato brenda qarqeve të medias shqiptare dhe nga zyra e prokurorisë shqiptare, si dhe nga filmime që mund ta gjeni në Youtube), protestuesit u qëlluan në distanca nga 27,5 metra deri në rreth 91 metra (jo nga afër ashtu siç deklaroi Berisha pak minuta pas të shtënave).
Sipas meje, ndërsa disa të shtëna u qëlluan nga zyrat e Berishës, të tjerat u qëlluan nga ndërtesa të tjera duke përfshirë këtu edhe ndërtesën e Parlamentit të Shqipërisë, në atë që mund të përshkruhet si zjarr-kryq. Për më tepër, ka prova se kjo hapje zjarri është orkestruar nga një komandë qendrore dhe ka akuza se Sali Berisha dhe/ose Lulzim Basha mund të kenë dhënë urdhër për zjarr.
Unë kam marrë një raport shqetësues që tregon se një kompani sigurie private (një lloj Blackëater-i shqiptar) pajisi me roje të armatosura rëndë zyrën e Berishës më 21 janar, dhe ka dyshime se një numër i këtyre rojeve nuk kanë shtetësi shqiptare, por të huaj, ka gjasa me origjinë serbe. A keni dijeni për këto akuza? A keni ndonjë person të inteligjencës që mund të konfirmojë këto pohime?
Qeveria Berisha po ndjek vendosmërisht modelin e prishjes së hetimeve për shkeljet ligjore të kryera nga zyrtarë të qeverisë dhe anëtarë të familjes Berisha. Për shembull: gardistët e dyshuar se kanë qëlluar mbi protestuesit u liruan; Delijorgji dhe Pinari gjithashtu janë liruar; ndëshkimi ligjor në lidhje me tragjedinë e Gërdecit duket se është lënë mënjanë; patëm përfundim të nxituar për vdekjen e Kosta Trebickës si "aksident", përcaktim ky i dhënë nga "ekspertët " .
Rasti më skandaloz është ai i Lulëzim Bashës dhe Fatmir Mediut, të cilëve përballë aktakuzave të Prokurores së Përgjithshme iu dha amnisti me emërimet ministrore nga Sali Berisha. A i aprovoni ju këto përpjekje të qarta të Berishës për të minuar sundimin e ligjit? Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" në shkurt, ju thatë, "Shqipëria nuk është një shtet i dështuar". Por kemi përballë përpjekje të vazhdueshme të S. Berishës për të minuar sundimin e ligjit dhe përpjekje të tij të hapura, gjithashtu për të shtypur fjalën e lirë (dënuar këto edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare).
Këto dëshmojnë se Shqipëria është me siguri një shembull jo i shndritshëm i demokracisë. Me Berishën, Shqipëria s'ka bërë më pak se një shtet gangster i maskuar si qeveri dhe ju ua keni borxh amerikanëve dhe shqiptarëve përmirësimin e kësaj situate.
Si amerikan, unë imagjinoj se përgjegjësia juaj kryesore është mbrojtja e interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por me nivelin e respektit që shqiptarët kanë për SHBA-të, ju mund të keni tortën tuaj dhe ta hani atë, duke bërë atë që është më e mira për amerikanët dhe shqiptarët. Për fat të keq, shumica e atyre që kanë shërbyer në pozicionin tuaj kanë zgjedhur rrugën e rezistencës së ulët dhe janë fokusuar në afate të shkurtra, në objektiva të njëanshëm.
Për shembull, kemi këtë maskaradën, ndërkohë që të rinj shqiptarë shërbejnë si ushtarë në fasadën e një "koalicioni të vullnetshëm" në Irak dhe Afganistan, shohim në anën tjetër se si zyrtarët e korruptuar të qeverisë shqiptare bashkëpunojnë në shitjen e municioneve të paligjshme për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Dhe, ky nuk është një rast i izoluar kur ambasada angazhohet në marrëdhënie mashtruese në Shqipëri.
Shembuj të tjerë përfshijnë përpjekjet shtrënguese në fyt të shqiptarëve të Joseph Limpreht që t'i bashkëngjiste "New World Telecom", një kompani false telekomunikacioni (rast që unë e kam ekspozuar). Kanë qenë mashtrimet e James Jeffrey me Niolas Gejxh, një armik i hapur i shqiptarëve. Dhe më pas kanë qenë lojërat që Marci Ries luajti me Fatmir Mediun, duke e ditur shumë mirë sfondin e tij të neveritshëm, ndërkohë që ai po hiqte municionet e vjetra kineze të tipit AK-47 nga dera e pasme e "MEICO" për tek Departamenti ynë i Mbrojtjes.
Imagjinoj se ju keni fituar një pendë në kapelën tuaj në Uashington me përpjekjet për të qetësuar tensionin që u ngrit nga të shtënat në 21 janar. Por duke bërë këtë, dhe duke injoruar problemet themelore, përfshirë shmangien e hetimit mbi faktet dhe rrethanat e të shtënave, ju keni përforcuar perceptimin në Shqipëri që sundimi i ligjit është diçka që mund të anashkalohet nga të fuqishmit sipas dëshirës.
Me admirimin e tyre për Amerikën, populli i Shqipërisë meriton më të mirën. Ata meritojnë që ata që i kanë mashtruar e grabitur, si Sali Berisha - një diktator dhe bandit - duhet të largohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht për krimet e tyre.
Sinqerisht,
Gary Q. Kokalari