Dridhet toka, frike ne disa vende te botes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sërish dridhje toke. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 gradë të shkallës Rihter është regjistruar sot në pjesën veri-lindore të Papua Guineja e Re. Tërmeti është regjistruar në orën lokale 17.13 ( 9.13 në Shqipëri), 141 kilometra larg qytetit të dytë më të rëndësishëm në vend, Lae. Ndërkaq në Kili, një tërmet me magnitudë 6,4 gradë të shkallës Rihter është regjistruar në zonën qendrore të vendit. Ditët e fundit janë ndjerë një numër i konsiderueshëm dridhjesh toke është në Meksikën perëndimore, në Paqësor. Lëkundjet me intensitet rreth 6 gradë të shkallës Rihter, nuk kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.