Drejtesia, shansi i humbur per korrigjimin e dosjeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prokuroria: S’ka hetime. Ekspertët: Mund të plotësoheshin dosjet “Gërdeci”, “Dajti”, “Fazliç”, “Durrës-Kukës” etj
Drejtësia kishte shansin që të korrigjojë vetveten për disa nga dosjet më të “nxehta” nën hetim e gjykim. Megjithëse prokuroria tha dje se nuk ka asnjë hetim apo verifikim për provat e nxjerra nga “Wikileaks”, disa ekspertë treguan skenarët si mund të plotësoheshin këto çështje, parë edhe nga kabllogramet e ambasadës amerikane. Në “listë” janë dosjet e Gërdecit, Dritan Dajtit, Fazliç, Durrës-Kukës, “kriminelët” në Parlament e skandalet e ushtrisë shqiptare. Ekspertët pohojnë se ecuria e hetimeve të këtyre dosjeve duhet rishikuar dhe faktet e reja mund të sjellin ndryshimin e rrjedhës së hetimeve dhe gjykimeve për këto ngjarje që kanë tronditur opinionin publik.
“Gërdeci”
“Wikileaks” ka nxjerrë në dritë disa kabllograme të Ambasadës Amerikane në Tiranë në lidhje me komunikimet me Departamentin e Shtetit në lidhje me çështjen e Gërdecit. Kabllot nisnin që nga momenti i shpërthimit, kërkesa e palët shqiptare për ndihmë, lista e të pandehurve e deri tek rrëfimet e protagonistëve në ambasadë. Në një kabllogram shkruhet se, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, ka pohuar se ka marrë një telefonatë kërcënuese nga “një djalë i ri”, që nga verifikimet e ambasadës ishte Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit. Telefonata ishte bërë disa muaj para tragjedisë së Gërdecit, ku “djali i ri” i kishte kërkuar që të dërgonte më shumë municione në fabrikë. Sipas ambasadës, ky fakt nuk ishte referuar në prokurori gjatë dëshmisë së Hoxhës. Ekspertët thanë se këto prova mund të sjellin ndryshimin e procesit gjyqësor që po zvarritet prej vitesh në Gjykatën e Tiranës. Hapi i parë mund të ishte thirrja e Luan Hoxhës për dëshmi. Ndërkohë, një kabllogram i datës 15 maj 2009 pasqyronte ecurinë e procesit të Gërdecit, dhe Withers shkruante se janë të përfshirë apo dëshmitarë familjarë të Kryeministrit apo shokë të tyre. Ekspertët pohojnë se për marrjen e këtyre personave në pyetje mund të vendosë gjykata, pasi çështja është në gjykim.
“Dajti”
“Wikileaks” ka nxjerrë në dritë prova të reja për një nga çështjet që është nën gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që ka lidhje me masakrën e Durrësit, ku u vranë katër punonjës policie. Atentatori Dritan Dajti po gjykohet, ndërkohë dy vjet pas ngjarjes së rëndë një kabllogram i ambasadës amerikane në Tiranë ngre dyshime se i përfshirë mund të jetë edhe një nga zv/drejtorët e Policisë së Shtetit. Ata dyshonin se Agron Kuliçaj ishte burimi i Dritan Dajtit brenda policisë dhe se ai është njeriu që dekonspiroi aksionet e ndryshme për arrestimin e të shumëkërkuarit. “Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë të mirënjohura, por ka gjithashtu zëra se ai mund të jetë përfshirë në skandalin që doli pas arrestimit të Dritan Dajtit në gusht, një figurë kjo e krimit të organizuar, kur Dajti u informua paraprakisht dhe shumë oficerë policie mbetën të vrarë gjatë aksionit”, - thuhet në kabllogram. “Disa në polici besojnë se Kuliçaj mund ta ketë ndihmuar Dajtin t’u shpëtojë përpjekjeve të tjera për arrestim në të shkuarën...” - vijon ambasada. Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u zbulua se Dritan Dajti kishte të gjitha mjetet e një punonjësi të policisë, madje edhe me gradën oficer. Ai kishte dokumentin e identifikimit, fenelina dhe dokumente të tjera. Madje, nën akuzë është vënë edhe një oficer i policisë në Durrës. Këto fakte mund të shërbenin për një hetim të ri të prokurorisë për këtë çështje, nëse figuron ose jo emri i Kuliçit si informator i Dritan Dajtit. Megjithatë, çështja është në gjykim dhe një tjetër skenar është që gjykata të kryejë verifikime të tjera për bashkëpunëtorët e Dajtit.
“Durrës-Kukës”
Një nga interesat e ambasadës amerikane në Tiranë ka qenë çështja “Durrës-Kukës”, që nga kalvari i hetimeve e deri tek procesi fals gjyqësor në Gjykatën e Lartë. Krahas tyre, një kabllogram i ambasadës thoshte se qeveria po i shkakton kosto me vetëdije shqiptarëve nga dëshira e saj për t’u rizgjedhur. Në 17 prill të vitit 2009, ambasada zbulon se vetë presidenti i “Bechtel”-it, kompanisë që ndërtoi rrugën Durrës-Kukës, Majkëll Adams, është përpjekur të bindë Sali Berishën të mos e hapë tunelin e rrugës Durrës-Kukës në 27 qershor, dy ditë para zgjedhjeve, pasi kjo mund të ishte e rrezikshme dhe mund të rriste koston e rrugës të paktën me 15 milionë euro të tjera. Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë një arsye më shumë që çështja të rihapet. I dyshuari kryesor, sipas tyre, është person pa imunitet. Prokuroria mund të ketë të lehtë të rikryejë dhe njëherë procedurat, jo për kryerjen e tenderit “projekto e ndërto”, po për përurimin e tij para kohe, që kishte një kosto tepër të lartë.
“Fazliç”
Një nga çështjet më të bujshme që ka hetuar Prokuroria shqiptare ka qenë rasti Damir Fazliç. Ambasada ka shkruar në disa kabllograme lidhjet e Fazliç me politikanë të njohur, madje ka pasqyruar edhe hetimet e prokurorisë. Ekspertët thonë se prokuroria mund të rihapë çështjen vetëm me një fakt të ri. Mjafton një element për pastrim parash të Fazliç, që grupi hetimor të rihapë hetimet, të cilat u mbyllën për shkak të mosbashkëpunimit të disa shteteve të tjera në faktimin e akuzave për pastrim parash.