Dokumenti, Imami shmang Topin, shkel Kushtetuten me emerimet ne Ushtri
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Denoncimi i PS, debate në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
Emëron komandantin e Forcave Detare pa dekret nga Presidenti.
Partia Socialiste akuzoi dje ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, se ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Forcat e Armatosura. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, deputeti Pirro Lutaj paraqiti një shkresë, urdhër të ministrit Imami, të datës 23.1.2012, sipas së cilës “Kapiteni i Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani, deri tani me detyrë komandant i Flotijës Detare Jugore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Forcës Detare”. Lutaj e cilësoi këtë urdhër si antikushtetues dhe të paligjshëm, duke e argumentuar këtë me kompetencat që Kushtetuta i jep Presidentit të republikës.
Ai akuzoi ministrin se ka marrë kompetencat e Presidentit, ndërsa i kërkoi Kryeministrit të ndalojë këtë puç institucional, siç e cilësoi deputeti socialist. “I kërkoj të reagojë Presidentit të Republikës, sepse ky quhet një krim kushtetues, kam kërkuar që të reagojë Kryeministri i vendit, sepse ky është një puç institucional, kam kërkuar të reagojë ministri i Mbrojtjes, që të bllokojë menjëherë urdhrin e lëshuar për emërimin e komandantit të Forcave Detare dhe të bëjë praktikën për t’ia çuar këtë Presidentit të Republikës”, u shpreh Lutaj.
Ndërkohë, burime zyrtare pranë Presidencës së Republikës pohuan dje për “Panorama” se “nuk mund të gjykojnë asgjë për këtë çështje, për sa kohë nuk ka një dokument zyrtar që të njihen me urdhrin apo vendimin e ministrit dhe për sa kohë nuk kemi në dispozicion një dokument të tillë, s’mund të shprehemi”. Sipas deputetit socialist, ministri i Mbrojtjes ka shkelur nenin 169 të Kushtetutës, pika 3, ku thuhet se “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”. Në dekretimet e mëparshme, kreu i shtetit ka dekretuar jo vetëm komandantët e forcave të armatosura, por dhe nënkomandantët e tyre.
Debati në Komisionin e Sigurisë
Pirro Lutaj: Kam një urdhër të ministrit të Mbrojtjes, datë 23.1. 2012, i cili është ndërtuar mbi baza dhe argumente mashtruese, duke iu referuar nenit 102 të Kushtetutës dhe nenit 19 të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura”. Asnjë nga këto nene nuk e lejon këtë autoritet të emërojë drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Në nenin 169 të Kushtetutës, në pikën 3, thuhet se Presidenti i Republikës me propozim të ministrit të Mbrojtjes propozon dhe emëron komandantët e FA. Urdhri që kam përpara, ka të bëjë me emërimin e kapitenit të Rangut I, Ferdinand Kreshpani, në detyrën e komandantit të Forcës Detare.
Leonard Demi: Zoti Lutaj, kualifikimet politike t’i lëmë mënjanë. Ky është Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare dhe vepron mbi bazën e rregullores së tij. Ky nuk është një komision ekzekutiv. Rregullorja e Parlamentit i jep autoritet këtij Komisioni që të bëjë mbikëqyrje në institucionet që varen nga ne. Nëse autoritetet që drejtojnë këto institucione shkelin ligjet, ne ngremë komisionet përkatëse për të hetuar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin.
Paulin Sterkaj: Lutaj po thotë ujku, ti po thua ku janë gjurmët! Ka denoncim më të sinqertë, kur të tregon në flagrancë urdhrin e ministrit të Mbrojtjes që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin? Çfarë ka këtu për politizim?! Nuk e kuptoj! Keni qenë shumë i qartë në këta 7 vjet në drejtimin e Komisionit të Sigurisë, pse devijoni politikisht ndaj një denoncimi publik që po bën zoti Lutaj?
Leonard Demi: Ne do të ngremë një komision për të shqyrtuar kërkesën e zotit Lutaj, sapo të kemi kuorumin në Komision.
Ilir Gjoni
Deputeti socialist solli në vëmendje incidentin në kufirin me Greqinë me peshkatarët e Sarandës. “Është turp për ne që jemi në Komisionin e Sigurisë, kur “ditën për diell” në Jug të vendit peshkatarët tanë nuk lejohen të kalojnë një vijë imagjinare të caktuar nga autoritetet shtetërore greke. Qeveria jonë, edhe pse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për kufirin detar me Greqinë, nuk është në gjendje që t’u garantojë shtetasve shqip-tarë sigurinë e kufijve. Kemi propozuar një ligj për kufijtë, nuk ka asnjë përgjigje”, u shpreh Gjoni.