e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Diplomati gjerman ankohet: Po ma zhvatin pronen ne Tirane

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Diplomati gjerman ankohet: Po ma zhvatin pronen ne Tirane
I ka rënë për hise edhe një diplomati gjerman që të merret me çështjet shqiptare të pronave. Michael Dumke, diplomat, që ka shërbyer gjatë viteve 2001-2004 si atashe ekonomik e tregtar në Tiranë, i ka shkruar një letër presidentit Nishani, që është publikuar edhe në të përditshmen Panorama. Ai shkruan se së bashku me të shoqen Nertila, kanë lënë një apartament në Tiranë.

Me një mik të familjes së gruas kanë nënshkruar një kontratë. Ai do kujdesej për shtëpinë dhe rezervonte të drejtën të ishte blerës i parë në të ardhmen pasi të zgjidheshin disa mosmarrëveshje me pronarët e truallit. Gjyqi me këta pronarë të truallit zgjati 2-3 vjet, ndërkohë që shtëpia ishte bërë pre e grabitjeve dhe zhvatjeve. Ajo ishte dëmtuar shumë nga personi që i ishte lënë në mirëbesim.

Michael Dumke thotë se ata vendosën t’ia japin shtëpinë me qira dikujt tjetër, por pikërisht këtu nisi një tjetër sagë gjyqesh. Ai thotë se personi që ia lanë shtëpinë në mirëbesim, i hodhi në gjyq duke kërkuar t’ia shesin pronën dhe të japin dëmshpërblime të majme. Në Gjykatën e Parë Michael thotë se humbën gjyqin, por fituan në Gjykatën e Apelit.

Në mënyrë të beftë gjyqi shkon në Gjykatën e Lartë, thotë diplomati, i habitur se përse shkoi në këtë gjykatë dhe pse ajo u aktivizua kaq shpejt. Diplomati dyshon se dikush qëndron pas personit që tenton t’i zhvatë pronën. Për këtë arsye ai i ka shkruar një letër presidentit.