Digjet flamuri maqedonas
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas incidenteve të njëpasnjëshme ndëretnike në Maqedoni, ku persona të maskuar të njohur si Organizata e Krishtere ”(Hristianska Organizacija) të cilët dogjën flamurin shqiptar, disa të rinj shqiptarë, publikisht kanë djegur flamurin e Maqedonisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, cila ka dënuar ashpër incidentin me djegien e flamurit maqedonas, edhe pse qeveria maqedonase nuk reagoi kur maqedonasit dogjën atë shqiptar.
“Incidentet me karakter të tillë, të përcjella me parulla ofenduese dhe urrejtje, nuk shkojnë në të mirën e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit midis dy popujve”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë, në reagim thuhet se presin që autoritetet shqiptare në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dënojnë këto incidente, të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve, si dhe të ndërmerren masa përkatëse për parandalimin e incidenteve eventuale të këtij karakteri.