Dhunohet gazetari i'Ora News'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një gazetar i radio televizionit “Ora News” është dhunuar sot gjatë kryerjes së detyrës. Bëhet fjalë për gazetarin Orjon Halili, i cili punon për emisionin investigativ “Alarm”. Incidenti i rëndë ka ndodhur në një kohë kur gazetari ka qenë duke kërkuar informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Grupi i xhirimit dhe gazetari i emisionit investigativ “Alarm” po ndiqte një temë mbi faturat tatimore dhe është dhunuar fizikisht në momentin që ai ka tentuar të marrë nga ky institucion një reagim zyrtar për këtë problem.
Dhuna ndaj tij është ushtruar nga punonjësi i sigurisë së këtij institucioni. Mësohet se gazetari është dërguar në spital pasi ka marrë plagë të lehta. E gjitha kjo ngjarje është e xhiruar me kamera. Gjatë emisionit të mbrëmshëm të “Alarmit” është trajtuar çështja e mungesës ë kasave fiskale në lokalet dhe baret që gjenden brenda institucioneve qeveritare.