e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Deti Adriatik, i pasur me gaz dhe nafte

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deti Adriatik, i pasur me gaz dhe nafte
Kompania e kërkimit të naftës, gazit dhe hidrokarbureve, “San Leon”, ka bërë të ditur sot se, deti Adriatik ka burime të konsiderueshme nafte dhe gazi natyror.  Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “For Traders”. Kompania “San Leon”, e cila ka marrë të drejtën nga qeveria shqiptare për të kërkuar në detin Adriatik më 31 janar të vitit 2011, ka thënë se janë identifikuar plot 3.2 trilionë metra/kub gaz dhe 145 milionë fuçi nafte pranë brigjeve të Durrësit. Kompania synon që të bëjë një studim me qëllim eksplorimin e plotë të këtyre brigjeve, të cilat mendohen të kenë rezerva të konsiderueshme nafte e gazi natyror.