Deshmia tronditese e mikut te Hekuran Dedes: Ja si ma vrane shokun
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dëshmi të reja tronditëse janë rrëfyer ditën e djeshme në procesin gjyqësor të radhës në Gjykatën e Tiranës në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Kështu ka vijuar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor për ngjarjet e protestës së opozitës më 21 Janar të dy viteve më parë, ku është i pandehur edhe ish-shefi i Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Trupi gjykues është përballur dje me dëshminë rrënqethëse të Hysni Peposhit, mik i Hekuran Dedës, i cili humbi jetën në protestë. Ai solli edhe një herë para trupit gjykues atë çka ndodhi më 21 janar, si edhe mënyrën se si humbi jetën shoku i tij. Peposhi deklaroi se ishte nisur drejt Bulevardit për të protestuar sepse rruga në fshatin ku banon është e shkatërruar dhe prej 20 vitesh askush s’ka vënë dorë.
Dëshmia e mikut të Hekuran Dedës
Peposhi tregoi gjithashtu se kishte nisur të filmonte me celularin e tij, në momentin kur situata para kryeministrisë u tensionua dhe tha se kishte parë që një person ishte vrare. U ktheva për ti thënë Hekuranit se dikush ishte vrarë’,-tha Peposhi – ndërsa shtoi se kishte parë Hekuranin përdhe të mbuluar ne gjak dhe të bërë shosh nga plumbat. Peposhi theksoi se plumbat vinin me breshëri nga forcat e Gardës, por ai nuk mundi të saktësonte nëse ato ishin drejtuar direkt mbi protestuesit. Gjykata penale e Tiranës ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve për dosjen 21 janarit, ku nën akuzë janë ish-kreu i Gardës së Republikës, gjeneral Ndrea Prendi, oficeri Agim Llupo dhe Margarit Kume.
Dëshmia e gazetarit
Një ndër dëshmitarët ishte edhe gazetari Flamur Vezaj, i cili dëshmoi për një material filmik të hedhur në faqen online ditën e tragjedisë, ku shfaqet se si u rrëzua i pajetë demonstruesi Ziver Veizi. I pyetur nga prokurori, gazetari shpjegoi se kishte ndjekur zhvillimin e demonstratës ashtu si mjaft gazetarë të tjerë, ndërkohë që filmi i hedhur online prej tij, që u bë shkak më pas edhe për regjistrimin e procedimit penal për vrasjen e Ziver Veizit, e kishte shkarkuar nga faqja e një televizioni. Kamerat që ndoqën këtë proces u lejuan vetëm pak minuta për të filmuar një pjesë të dëshmisë së gazetarit Vezaj, e më pas procesi vijoi pa praninë e kamerave. Ndërkohë që dëshmitari tjetër, Sokrat Gode, i mbetur i plagosur më 21 janar deklaroi se ka parë vrasjen e Ziver Veizit e menjëherë më pas ai është plagosur edhe vetë.
Prangoset 58 vjeçari në Vlorë, kërcënoi me SMS familjen e kryegjyqtarit
Vlorë/Kërcënohet me jetë familja e kryegjyqtarit të Vlorës për shkak të një procesi gjyqësor për pronësi. Dhjetë ditë hetime i kanë mjaftuar policisë vendore, që nëpërmjet përgjimeve dhe investigimit të kryer të zbulonte agresorin, që është një pronar i njohur tokash në bregdet dhe në procese gjyqësore për një kompleks turistik në ndërtim. Mentor Mustafaraj qëndron në qeli prej dy ditësh, por lajmi i kërcënimit të kryegjyqtarit Artur Malaj mbahej i fshehtë prej të paktën dhjetë ditësh, data 10 qershor, dhe u publikua ditën e djeshme. Fillimisht kanë qenë disa SMS në telefonin celular dhe më pas thirrje në telefonin fiks të shtëpisë që kanë alarmuar tej mase kreun e togave të zeza të Vlorës, duke denoncuar. Pasi janë verifikuar dosjet në proces dhe më tej konfliktet e mëparshme të të dyshuarit Mustafaraj, i cili kishte precedentë penalë për këtë shkak, i janë vënë edhe prangat. Vetë kryegjyqtari Malaj nuk dha deklaratë për këtë ngjarje, duke u shprehur se “nuk dëshironte të shqetësonte familjen”, kurse policia vendore konfirmoi hetimin, zbardhjen e kërcënimit dhe autorit të saj, që po mbahet në qeli për akuzën e “kanosjes së gjyqtarit për shkak të detyrës”.
Malaj kishte në shqyrtim padinë civile mes dy pretenduesve për një sipërfaqe trualli në bregdet, afër zonës së quajtur “Belvedere” ose plazhi i ri, ku po ndërtohej një kompleks. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Mustafaraj ka kërcënuar me SMS Malajn që të jepte një vendim të njëanshëm e në favor të tij dhe jo të biznesit që po ndërtonte, ndryshe do të hakmerrej ndaj familjes. Duke marrë shkas edhe nga ngjarja me gjyqtarin tjetër Skerdilajd Konomi, që u vra me një autobombë në gusht të vitit të kaluar po në konflikte pronësie, policia vlerësoi maksimalisht denoncimin, duke e zbardhur ngjarjen. Sipas verifikimeve të kryera, 58-vjeçari Mustafaraj pretendonte se sipërfaqja ku po ndërtohej i takonte atij dhe në qytet ai njihej si person që kishte trashëguar prona nga familja. Vendimi për padinë civile nuk ishte marrë ende dhe shorti i kishte rënë pikërisht kryegjyqtarit Malaj. Por policia nuk dha hollësi të tjera rreth kësaj çështje, duke bërë me dije se hetimet nuk kanë përfunduar dhe se dosja gjendet në duart e Sektorit të Antiterrorit.