Deputeti Tahiri denohet per shpifje, 50 mln gjobe ndaj femijeve te Berishes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tiranë Deputeti socialist, Saimir Tahiri është dënuar për të dytën herë nga gjykata pas akuzave të bëra në drejtim të fëmijëve të Kryeministrit për korrupsion. Në përfundim të procesit gjyqësor, të kontestuar nga deputeti Tahiri, gjykatësi Ilir Çeliku vendosi të pranojë pjesërisht padinë e Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës. Sipas vendimit të djeshëm të gjykatës, Tahiri duhet t’u paguajë shumën prej 5 milionë lekësh të reja fëmijëve të Kryeministrit, të cilëve u ka shkaktuar dëm moral me deklarata të pavërteta në drejtim të tyre. Në një seancë që zgjati vetëm disa minuta, gjyqtari i çështjes lexoi vendimin ku pranon pjesërisht padinë civile të Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, të cilët kërkuan shpërblimin e dëmit në masën 8 milionë lekë.
Nëse ky vendim merr formë të prerë në Gjykatën e Apelit, atëherë deputeti socialist është i detyruar t’i paguajë secilit prej paditësve shumën e 2.5 milionë lekëve të reja. Seanca e 13-të gjyqësore u ndoq nga shumë deputetë socialistë dhe mbështetës të Tahirit, të cilët qëndruan në sallë vetëm për disa minuta, aq sa zgjati leximi i vendimit nga gjyqtari i vetëm i çështjes, Ilir Çeliku. Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës paralajmëruan se kjo betejë do të vazhdojë, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, deputeti socialist akuzoi gjykatën se foli me gojën e fëmijëve të Kryeministrit. “Ishte një vendim thuajse jo surprizë, për sa kohë procesi ishte i montuar politikisht deri në atë pikë, sa nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të paanshëm. Kam frikë që nuk foli drejtësia në këtë rast, folën fëmijët e Kryeministrit me gojën e gjyqtarit, siç kam frikë se ky gjyqtar dëshmoi edhe njëherë se drejtësia mund të jetë e sëmurë deri në pikën që të instrumentalizohet dhe t’i nënshtrohet pushtetit politik”, – tha deputeti Tahiri.
Duke e cilësuar të padrejtë vendimin e djeshëm, ai tha se çështja do të dërgohet në Apel, pasi dënimi i tij është i padrejtë. “Unë, dënim qoftë edhe me një lek, jo me shumën që caktoi gjyqtari njëlloj e konsideroj, dënim të padrejtë, duke qenë se penalizon fjalën e lirë të të gjithë atyre që kanë guxim të tregojnë me gisht ata që vjedhin”, – tha Tahiri. Ky është dënimi i dytë që merr nga gjykata deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri. Më herët Gjykata e Tiranës pranoi padinë e deputetes Albana Vokshi, e cila paditi kolegun e saj socialist për shkaktim dëmi me anë të deklaratave të pavërteta. Në këtë proces Tahiri u detyrua nga Gjykata t’i paguajë shumën prej 3.3 milionë lekësh paditëses, deputetes së PD-së, Albana Vokshi.
Menjëherë pas përfundimit të gjyqit ndaj kreut të PS-së Tiranë u depozitua një tjetër padi, që këtë radhë vinte nga fëmijët e kryeministrit Sali Berisha. Ata iu referuan disa deklaratave publike të deputetit Saimir Tahiri, ku shprehej se fëmijët e Kryeministrit janë të korruptuar. Pikërisht këto deklarata janë quajtur tërësisht të pavërteta nga paditësit, të cilët i kërkuan Gjykatës të detyrojë deputetin socialist t’u paguajë atyre shumën prej 40 milionë lekësh secilit për dëmin moral që iu ka shkaktuar. Vetëm gjatë këtij viti, Gjykata Tiranës ka dënuar me gjobë disa deputetë socialistë, mes të cilëve Eduart Shalsin, Ermonela Felajn dhe Artan Gaçin për akuzën e shpifjes.
Rama: Tahiri u dënua nga ‘gjykata e Babit’
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Tiranës që dënoi deputetin socialist, Saimir Tahiri me 5 milionë lekë gjobë, duke akuzuar gjykatën se refuzoi provat për të mbyllur gojën e opozitës. Në reagimin e tij, kreu i PS-së ka akuzuar edhe kryeministrin Sali Berisha për presion ndaj gjykatave. “Gjobë 50 milionë nga një gjykatë, e cila refuzon prova dhe dëshmitarë e vetëm shfryn dufin e Babit që do që t’i mbyllë gojën opozitës me gjobë. Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat, edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi prova e dëshmi”,- shkruan Rama në faqen e tij personale në Twitter. Gjykata e Tiranës vendosi të dëmshpërblejë me 5 milionë lekë fëmijët e Kryeministrit të vendit, të cilët ngritën padi ndaj deputetit socialist, Saimir Tahiri. Gjykata vendosi që deputeti i PS t’i paguajë përkatësisht 2.5 milionë lekë Argita Malltezit dhe 2.5 milionë lekë Shkëlzen Berishës për dëmin e shkaktuar me anë të deklaratave të pavërteta në adresë të tyre.