e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Demokratet marrin bashkine e Tiranes pas me shume se nje dekade

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Demokratet marrin bashkine e Tiranes pas me shume se nje dekade
Kolegji Zgjedhor rrëzoi të premten kërkesë padinë e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së, që shpalli kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha fitues të garës për Tiranën, me 93 vota më shumë sesa kandidati i opozitës Edi Rama. Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesë padinë me të cilën PS-ja kërkonte detyrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shqyrtonte pavlefshmërinë e rezultatit në 284 qendra votimi në Tiranë.

Relatorja Sashenka Jonuzi tha se padia është bërë jashtë afateve ligjore të dorëzimit. Përfaqësuesit e PS-së në seancën e Kolegjit u larguan menjëherë pas publikimit të vendimit, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median. Vendimi i sotëm i jep fund sagës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, duke bërë që demokratët të marrin kryesimin e kryeqytetit, pas një qeverisje prej më shumë se një dekade nga socialistët dhe kryetari i tyre Edi Rama.