e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Dajti rrefehet: Duckollarin nuk e vrava une, por Forcat Speciale

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dajti rrefehet: Duckollarin nuk e vrava une, por Forcat Speciale

Dritan Dajti ka nisur të rrëfejë ngjarjen e 7 gushtit të vitit 2009, ashtu siç pati paralajmëruar më parë. Në dëshminë e seancës gjyqësore të ditës së sotme, Dajti tha se nuk është ai autori i vrasjes së Sajmir Duçkollarit. Në seancën e kaluar, Dajti ftoi familjarët e “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Duçkollari, që të vijnë në sallën e gjyqit, për të mësuar të vërtetën se cili ua vrau të afërmin e tyre, duke lënë të nënkuptohet se nuk është ai autori i babait të dy fëmijëve.

Sipas tij, oficeri i policisë, Flamur Gashi, është përgjegjës për vrasjen e Duçkollarit. Dajti tha se Gashi ndodhej në vendngjarje më 7 gusht të vitit 2009.

“Duçkollari u vra pas shpine nga oficeri i policisë Flamur Gashi, vrasja ndodhi pak metra larg para makinës ku ndodhesha unë. Plumbi e ka përshkruar nga shpina në zemër”, rrëfen ai,  duke shtuar se Duçkollari u qëllua me armë zjarri tip kallashnikov. Ai më pas akuzoi drejtpërdrejt Forcat Speciale të policisë, të cilat sipas tij kanë inskenuar vrasjen e Sajmir Duçkollarit.