e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

DASH: Shqiperia ka bere perparime

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
DASH: Shqiperia ka bere perparime
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për luftën kundër terrorizmit ku në pjesën për Shqipërinë thuhet se ka bërë përparim në luftën ndaj terrorizmit dhe progres për sigurinë në kufi. Raporti thekson se “qeveria shqiptare ka bërë punë të mirë në luftën kundër terrorizmit duke ndryshuar edhe kodin penal dhe gjithashtu janë ngrirë asetet e 13 kompanive dhe 2 personave të cilët dyshohen se financojnë terrorizmin, si dhe është themeluar një ligj për konfiskimin e aktiviteteve të blera nëpërmjet veprimtarisë kriminale”, raportoi Ora News.

Raporti nënvizon se “nga ana e qeverisë është hartuar një draft për konfiskimin e aseteve të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale dhe pritet të miratohet nga parlamenti që nga nëntori i vitit 2010.”

“Amendamentet e draftit janë të bazuara në Task Forcën, Komitetin e Ekspertëve të vlerësimit të masave kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, si dhe disa konventa të OKB-së të ratifikuara nga Shqipëria, dhe Shqipëria vazhdon të bashkëpunojë me organizatat rajonale dhe multi-bilaterale të fokusuara në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në rapot.

Raporti përmend rastin e arrestimit të Artan Kristos të akuzuar për thirrje dhe propograndë për veprime terroriste.