Corriere della Sera tallet me voten e Nokes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Veprimi i ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, që publikoi foton e votës në Facebook ka tërhequr vëmendjen edhe të prestigjiozes italiane “Corriera della Sera”.
“E nëse ligjin e sekretit të votës e shkel ministri i Brendshëm, personalisht. Që nuk kënaqet me kaq por e boton edhe në Facebook. Ndodh në Shqipëri – shkruan Corriere della Sera – ku Flamur Noka, ministër i Brendshëm, ai që duhet të mbikëqyrë mbi rregullsinë e procesit të zgjedhjeve, ka postuar në faqen e tij preferencën elektorale.
“Unë Votova. I dhashë vlerë votës sime duke votuar numrin e fatit, numrin 44 Partia Demokratike e Shqipërisë…” është mesazhi i Nokës. Shumë e mbështesin – vëren Corriere – të tjerë e kritikojnë dhe i kujtojnë detyrën”.