Corriere Della Sera pasqyron voten e ministrit Noka
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Procesi zgjedhor në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të huaja, ndër të cilat edhe të atyre të fqinjit tonë përtej Adriatikut.
“Ai që thyen ligjin mbi fshehtësinë e votës është vetë ministri i Brendshëm”. Me këtë fjali e nis shkrimin e vet mbi votimet në Shqipëri gazeta italiane “Corriere Della Sera”.
Më tej, ajo shton: “Më shumë se i kënaqur publikon foton e qartë në Facebook. Kjo ndodh në Shqipëri, ku Flamur Noka, ministër i Brendshëm, ai që duhet të merret me rregullsinë në votime, ka postuar në faqen e tij preferencën elektorale.
"Unë votova, i dhashë vlerë votës time duke votuar numrin e fatit 44, Partinë Demokratike të Shqipërisë". Shumë e ndjekin me komente të Facebook, të tjerë e kritikojnë dhe i kujtojnë atij detyrën që mban.”
Kështu e përfundon shkrimin gazeta prestigjioze italiane.
