e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ceket nisin hetimet per investimin e CEZ ne Shqiperi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ceket nisin hetimet per investimin e CEZ ne Shqiperi
Kompania CEZ grup pohon se autoritetet çeke kanë nisur hetimet për investimet në Shqipëri. Agjencia e lajmeve Reuters që citon zëdhënësen e kompanisë thotë se policia që merret me çështjet e korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik, përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri.

E pyetur pas një artikulli të publikuar në shtypin çek, zëdhënësja e CEZ, Barbara Pulpanova tha se policia ka nisur të mbledhë informacione që prej më shumë se një viti në lidhje me këto marrëveshje.

“Ne kemi qenë vazhdimisht të hapur, duke iu dhënë atyre të gjithë informacionin e nevojshëm që kërkohet. Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë shkelje”,- tha Barbora Pulpanova zëdhënëse e CEZ. Sipas saj kompania që nga viti 2005 ka realizuar investime jashtë vendit me një vlerë rreth 2.8 miliardë euro, ndërsa humbjet më të mëdha i ka pasur Shqipëria.Në hetimin e policisë çeke është gjithashtu shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrgurit Mibrag në Gjermani dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin të CEZ lidhur me dyshimet për shkelje të ligjeve të prokurimit.