CEZ fut Cekine ne 'lufte' me Shqiperine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
CEZ, kompania kombëtare e Çekisë për energjinë ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për të gjithë kompanitë shtetërore në Shqipëri. Gazeta çeke “Lidove noviny”, raporton se energjia do të ndërpritet për ujësjellësin për shkak të borxhit.
“Do të ndërpresim energjinë për kompanitë shtetërore në një kohë kur na kërkojnë që të paguajmë gjysmë milion krona (23 milionë euro) për fatura energjie të papaguara”, është shprehur një menaxher i CEZ.
Kjo gazetë shkruan se të bërit biznes në Shqipëri është kthyer në një makth. Edhe pse kryeministri çek. Petr Neças erdhi në Shqipëri për zgjidhjen e këtij problemi, situata duket se është përkeqësuar. CEZ ka futur Çekinë në një luftë ligjore dhe politike me Shqipërinë, vijon më tej gazeta “Lidove noviny”.
Gazeta çeke shkruan se nëse Neças viziton përsëri Tiranës kjo do të thotë se mund të quhemi “Repulika CEZke”. “Por mbi të gjitha është një kompani shtetërore, miliardat e saj janë edhe tona dhe për të mbrojtur interesat e saj të jashtme është çështje e ndjeshme si detyrat e tjera të kryeministrit”, shkruan “Lidove noviny”.
CEZ është kompania më e madhe e Evropës Qendrore me një treg kapital prej 18 miliardë dollarë. Kjo kompani është nën hetim nga Komisioni Evropian pasi dyshohet për sjellje jo konkurruese, raporton Reuters. Ndërkohë agjencia amerikane për lajmet ekonomike “Bloomberg” raporton se fitimet e kësaj kompanie për tremujorin e dytë të vitit 2012 thuajse janë dyfishuar.