Buxheti 2012, Berisha: Shqiperine 100-vjeçare ta paraqesim si nuse
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Berisha ka bërë sot në Kuvend “mbrojtjen” e buxhetit për vitin e ardhshëm, duke e cilësuar si buxhetin që ka në epiqendër familjen shqiptare.
“Rritja e rrogave dhe pensioneve është politikë e kësaj qeverie, politikë e paprecedent në Shqipëri. Rroga minimale dhe pensioni minimal janë rritur me 120 për qind. Kjo është fatura e kësaj qeverie për të mbrojtur fytyrën e saj njerëzore. Ky është vendi i vetëm në rajon që ka ulje të papunësisë”, u shpreh Berisha. Mes krahasimeve të shifrave me ato të vitit 2005, kryeministri Berisha ka sulmuar herë pas here deputetët e opozitës, duke i cilësuar si pengues të reformave të qeverisë.
“Ju keni sindromën e tunelit në raport me buxhetin. Tuneli po përfundon, por ju jeni në pjesën e errët. Buxheti garanton stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Ky buxhet para së gjithash, takimin e parë të tij ka atë me qytetarin shqiptar. Ka vendosur në epiqendër familjen shqiptare. Ju u thoni shqiptarëve se ka 1 milion të papunë. Ky është nihilizmi më ekstrem sepse po të rrini sa në PS, Parlament, “Sheraton” e “Rogner”, dhe nuk shihni hallet dhe dertet e shqiptarëve. I garantoj shqiptarët që sa kohë që ata votojnë këtë qeveri, do të bëjmë gjithçka për shpërndarjen sa më të drejtë të të ardhurave të tyre”, tha Berisha.
Sipas Berishës, projektbuxheti i vitit 2012 ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik të vendit, duke rritur rrogat e pensionet e njëkohësisht duke përmbushur 125 projektet e 100-vjetorit të pavarësisë. “Ky buxhet guxon dhe do të rrisë rroga e pensione, duke e bërë Shqipërinë ndoshta vendin e vetëm që merr një vendim të tillë. Ne nuk injorojmë krizën, por krahas stabilitetit makroekonomik do të bëjmë gjithçka që të dërgojmë para çdo muaj në llogaritë e familjeve të 800 mijë shqiptarëve.
Një tjetër qëllim i buxhetit: Shqipëria në 100-vjetorin e saj do të jetë Shqipëria dixhitale. Ky buxhet ka për mision që Shqipërinë 100-vjeçare ta paraqesë një nuse të vërtetë para shqiptarëve”, tha kryeministri në Kuvend.