e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Busti i Aristotel Gumes ne pjesen e jashtme te kishes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Busti i Aristotel Gumes ne pjesen e jashtme te kishes
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar per vendosjen e bustit te Aristotel Gumes ne Himare, duke e quajtur kete veprim nje provokacion qe behet me kujtimin e te vdekurve. ”Busti eshte vendosur arbitrarisht nga OMONIA”, thuhet ne reagimin e Aleances, sipas te ciles, pllakata e bustit te A. Gumes shkruan se ai u vra ne mbrojtje te gjuhes amtare.

Ne Himare eshte perkujtuar sot 1-vjetori i ndarjes nga jeta te Aristotel Gumes, vdekja aksidentale e te cilit zgjoi polemika etnike si nga shteti grek, ashtu edhe nga minoriteti grek ne Shqiperi. 35-vjeçari Aristotel Guma apo Aristidh Guma u nda nga jeta nje vit me pare si pasoje e nje aksidenti me motor ne nje rruge ne afersi te Himares.

Ceremonia perkujtimore ne nje vjetorin e Aristotel Gumes ka kaluar qetesisht, ku familjaret, te aferm e te ftuar kane kryer ritet perkujtuese, duke u ndalur me pas ne kishe. Ne ambientet e jashtme te kesaj te fundit eshte pare edhe busti i tij, veshur me flamurin grek. Familjaret kane preferuar t’i rrine larg mediave, ndersa sipas te ftuarve ceremonite do te vijojne me perurimin e bustit.

Disa dite me pare, Keshilli Bashkiak ka refuzuar kerkesen e OMONIA-s per ta vendosur ate ne nje hapesire publike.