Burimet e ujit ne BE po ‘shterrojne’
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pamjaftueshmëria e ujit të përdorshëm mund të kërcënojë ekonominë e Evropës, prodhimtarinë dhe ekosistemin – tregon një raport i Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Kjo agjenci thekson se burimet e ujit janë nën presion dhe se gjendja po përkeqësohet. Të dhënat e raportit janë paraqitur në forumin e gjashtë botëror të ujërave, që u mbajt në Marsejë. Në raport thuhet se pamjaftueshmëria e ujit të përdorshëm po vjen kryesisht nga ndryshimet klimaterike.