e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Brukseli: Zgjidhni krizen ose do te ngrijme vizat dhe integrimin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Brukseli: Zgjidhni krizen ose do te ngrijme vizat dhe integrimin
Bashkimi Europian jo vetem ka rene dakord per nje draft per krizen shqiptare, por ka bere gati nje ultimatum te qarte dhe te forte qe i ben te ditur Tiranes zyrtare se nese nuk zgjidhet kriza politike atehere do te ngrihen te gjitha marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Europian, pra liberalizimi i vizave dhe statusi i vendit kandidat. Kete e ben te ditur ne nje korrespondence te sajen, gazetarja e “Top Channel” nga Brukseli, Arta Tozaj.

Keshtu eshte konfirmuar mbajtja e takimit mes grupit te Partive Popullore Europiane dhe grupit te Partise Socialiste Europiane per krizen politike ne Shqiperi, siç eshte publikuar ne numrin e djeshem te “Shqipit”. Nenkryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Ballkanin, rumuni Victor Boshtinaru, tregon se pritet telefonata per Berishen dhe Ramen per daten dhe vendin e takimit ne Bruksel apo Strasburg. Burime te besueshme theksojne se gjithçka vertitet prej 14-17 qershorit, perkatesisht javen e ardhshme.

Nderkaq, burime brenda selise roze kane bere te ditur se PS-ja ka rene dakord qe te pranoje klauzolen per fletet e votimit, qe per ta te jape nje mendim Gjykata Kushtetuese shqiptare, e cila me pas do t’i kerkoje mendim Komisionit te Venecias.
Ultimatumi

Dy grupet kryesore ne Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratet, jane mbledhur per te shqyrtuar situaten ne Shqiperi. Zevendeskryetari i delegacionit per Ballkanin, Victor Boshtinaru, tregoi se sipas informacioneve te tij, te majtet dhe te djathtet europiane kane rene dakord per nje draft zgjidhjeje, gje te cilen do ia propozojne me telefon Tiranes. “Nese do te arrihet nje marreveshje, atehere dy grupet politike europiane do ta firmosin ate me dy lideret, Kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist, Rama.

Por nese keta dy lidere do te hedhin poshte propozimin e Parlamentit Europian, nese une jam informuar mire dhe besoj se e di mire kete situate, te dyja grupet politike europiane vendosin te ngrijne te gjitha çeshtjet me Shqiperine, perfshi edhe ate per regjimin e lire te vizave”, eshte shprehur Boshtinaru. Pyetjes se “Top Channel” se ky draft apo propozim qe nga marreveshja mes PPE-se dhe socialdemokrateve evropiane, apo u propozua nga Tirana, Boshtinaru, iu pergjigj: “Drafti eshte perpiluar nga dy grupet politike te Parlamentit Europian.

Te dy lideret ne Tirane jane plotesisht ne dijeni te permbajtjes. Per mendimin tone, ky draft eshte mjaftueshem fleksibel per t'u pranuar nga te dy, por kjo varet nga vendimi qe do te marrin te dyja partite. Ata duhet te jene te vetedijshem per ndikimin dhe pasojat per kete marreveshje”. Takimi ka qene i fshehte jo vetem per median, por edhe per eurodeputete te ndryshem.

Ne kete mbledhje, PPE-ja dhe Socialdemokratet europiane jane perfaqesuar nga kryetaret dhe nenkryetaret respektive, po thuhet se i pranishem gjate bisedimeve mbi Shqiperine ishte edhe kreu i delegacionit per Ballkanin, Kukan. I pyetur mbi rezultatin e ketij takimi dhe pse mendonte se palet ne Shqiperi mund te pranonin draftin e PE-se, Kukan tha se nuk mund te jepte detaje, por perseriti mesazhin per marreveshje ndaj te dyja paleve. “Po bejme ç'eshte e mundur nga ana jone per te zgjidhur ngerçin politik, sepse kjo po demton vendin, po demton te ardhmen e tij dhe progresin drejt BE-se.

Ne beme gjithçka mundem dhe tani u takon atyre qe te arrijne marreveshjen. Ne duhet t’i inkurajojme e t’i shtyjme ata me miresjellje, qe te arrijne nje marreveshje dhe kaq, sepse ne deri tani s'kemi asnje lajm prej tyre qe te kene arritur marreveshje”, eshte shprehur Kukan. Sipas eurodeputetit Boshtinaru, nuk ka pse te perseritet nje darke e dyte e nivelit "Crocodil". Por shtoi se “nese drafti pranohet, ai do te firmoset shpejt edhe nga perfaqesuesit e Parlamentit Europian dhe komisionit gjithashtu”.