Breiviku 'pershendetet' me grusht!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në Oslo të Norvegjisë ka filluar gjykimi i Anders Behring Breivikut, vrasësit masiv që para gati një viti ka vrarë 77 persona. Në Gjykatë ai ka mbërritur me një furgon të policisë, ndërsa seanca e dëgjimit ka filluar para orës 9:00, raporton Sky News. Pasi u fut në gjykatë, Breivik të gjithë të pranishmit i “përshëndeti” me grushtin e djathtë në ajër, ndërsa ka theksuar se nuk e njeh gjykatën meqë “është besnike ndaj partive politike që mbështesin multi-kulturalizmin”.
Prokurorët në fillim të seancës kanë lexuar emrat e 102 personave, në mesin e të cilëve të 77 të vrarëve dhe 42 të plagosurve rëndë në sulmet e organizuara nga Breiviku. Gjatë gjykimit vrasësi duhet të jap arsyet për sulmin e organizuan vitin e kaluar në Oslo dhe në ishullin Utoya. Fjala është për tragjedinë më të madhe në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore. Breiviku ka pranuar vrasjet, por thotë se nuk është fajtor, sepse e bëri nga vetëmbrojtje për të parandaluar “spastrimin etnik të norvegjezëve”. Menjëherë pasi aktit të tij kriminal, mediat kanë cituar manifestin e tij, në të cilin ndër të tjera ka shkruar se është takuar me një serb më 2002, në Monrovia të Liberisë.
Sipas disa burimeve, ai mund të jetë Milorad Ulemek Legija, ish komandat i njësitit famëkeq paramilitar serb, të njohur si Beretat e Kuqe. Se Legija mund të jetë serbi “i Monrovias”, këtë informatë e ka dhënë televizioni NRK1, e pastaj edhe ditorja "Dagbladet". Në seancën e dëgjimeve, Breivik ka konfirmuar se në kryeqytetin liberian është takuar me “heroin serb të luftërave, i cili ka vrarë shumë myslimanë”, por nuk ka dhënë detaje tjera, pos që ka shtuar se “mentori i tij ishte hero lufte”. Siç thotë NRK1, ai mund të jetë Ulemek. Breivik, siç duket, këtë luftëtarë anti-mysliman ka dashur ta rekrutoj për luftën e tij kundër të gjithë myslimanëve të Evropës.
Kundër Breivikut muajin e kaluar është ngritur zyrtarisht akuza për terrorizmin dhe për vrasjen e tetë njerëzve në Oslo dhe 69 të tjerëve në Utoya. Pritet që gjyqi do të zgjasë dhjetë javë, ndërsa dënimi që mund të marrë Breiviku do të varet nga shëndeti i tij mendor. Sipas raportit të parë të ekspertëve gjyqësorë doli se Breiviku është i çmendur, ndërsa raporti tjetër thotë se ai është normal dhe se mundet të dënohet me burg. Çelësi i vendimit do të vlerësimi i gjendjes së tij psikike gjatë këtij gjykimi.
Trond Blattmann Henry, babai i një të riu që u vra në Utoya, thotë se dhjetë javët e ardhshme do të jenë një ferr për të.
“Është e padurueshme ta dëgjosh këtë njeri tek shpjegon pse dhe si e ka bërë atë krim”, ka thënë Blattmann.