Brace: Duhet te ishim kthyer ne Parlament shume kohe me pare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Procesi rinovues në drejtimin e disa institucioneve kushtetuese ka aktualizuar një kërkesë të socialistëve të paktën për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Edhe pse ende jo një pretendim zyrtar, deklarata në këtë drejtim vjen nga një prej drejtuesve të grupit parlamentar, Erjon Braçe, i cili ka bërë të ditur idenë e një kalimi drejt opozitës të këtij institucioni. “Kam ndjekur gjatë këtyre ditëve të fundit debatin që bëhet për Kontrollin e Lartë të Shtetit, por ka ardhur momenti që në këtë vend, ata që nuk përmenden në kabllograme si të korruptuar dhe që pjesa dërrmuese është e opozitës, të marrin drejtimin e këtij institucioni, si një element i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin e Kryeministrit të vendit, i cili nuk ka as vullnetin dhe as dëshirën për të luftuar korrupsionin, për shkak të implikimeve të tij shumë të thella”, tha Braçe në një prononcim për “Top Channel”.
Ai ka ecur më tej, duke nënvizuar se opozita duhet të kërkojë KLSH-në në emër të një kulture të re të ndëshkimit të korrupsionit, e cila, sipas tij, është elementar me marrjen nën kontroll të pjesës më të madhe të organeve kushtuese nga ana e shumicës në pushtet. Braçe ka referuar sërish çështjen e rrugës Durrës-Kukës, për të cilën ka kërkuar nisjen e hetimit edhe për procesin e marrjes në ndërtim dhe për ndërtimin e segmentit tjetër. “Ka ardhur koha që opozita të kërkojë KLSH-në, jo për t’u hakmarrë, por për të themeluar një kulturë të re nga ai institucion, të luftës kundër korrupsionit. Nëse deri tani është hetuar vetëm mënyra e vendimmarrjes dhe e prokurimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, tani është momenti që prokuroria të rihapë hetimet për segmentin tjetër të ndërtimit dhe të marrjes në dorëzim të kësaj vepre”, tha Braçe, duke paralajmëruar se sulmi ndaj ish-ministrit të Transporteve, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, mund të rinisë me akuzën për korrupsion.
Ndërkohë deputeti socialist ka folur edhe sa i përket nevojës për t’u rikthyer në Parlament, duke mos munguar të kritikojë qëndrimin e deritanishëm të PS-së, sidomos me bojkotimin e bërë në mbyllje të sesionit të kaluar. “Në fillim të muajit korrik, kur këto ligje mbërritën në Kuvendin e Republikës, ngjarja u përputh edhe me mbledhjet e Asamblesë dhe në ato mbledhje kam kërkuar që grupi i PS-së të kthehej menjëherë në Kuvend, sepse ishte momenti kur Sali Berisha po bënte të gjitha prapësitë ekonomike, financiare dhe politike. Kam parasysh ligjin për shembjen e Piramidës, për të cilin ne duhet të ishim në Kuvend, ku duhet të kishim parashtruar objeksionet tona; ligjin për regjistrimin e popullsisë, që përveç përmbajtjes së tij skandaloze për fat të keq të të gjithë shqiptarëve, solli në evidencë një fakt shumë të rëndësishëm, që votat vidhen edhe mes 71 ose 70 deputetëve”, nënvizoi Braçe.