Blushi: Islami pagoi cmimin per LMN-ne, perjashtimi i tij, i padrejte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Anëtari i Kryesisë së PS rrëfen marrëdhëniet me Ramën.
“Përjashtimi i Islamit, i padrejtë, pagoi çmimin e LMN. Unë kisha më shumë arsye për t’u përjashtuar”
“Kemi më tepër mirëkuptim dhe afrim qëndrimesh se tre vjet më parë”. Kështu e shpjegon Ben Blushi, anëtar i Kryesisë së PS, paqen me Edi Ramën. I ftuar përballë një paneli gazetarësh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, Blushi di të jetë dhe i ndryshëm nga kryetari i PS, duke e quajtur të padrejtë përjashtimin e Islamit. Blushi ka shpjeguar dhe platformën e tij për të majtën dhe aleancat e PS në zgjedhjet e 2013-s.
Duket se raporti mes jush dhe zotit Rama është normalizuar. Njëri nga ju mund të japë shpjegime se çfarë ka ndodhur me ju?
Gjërat kanë qenë publike, dhe ky ka qenë një raport shumë publik në ditët e mira dhe të këqija të vetat. Pra, nuk ka gjëra poshtë tavolinës, ashtu siç e kemi edukuar ne veten dhe njerëzit mendojnë për politikanët që në këto 20 vjet vetëm 90% të gjërave i bëjnë poshtë tavolinës dhe 90% përpiqen t’i thonë ose i thonë të tjerët në emër të tyre. Shumëçka ka qenë publike, keqkuptimet apo distanca që kemi pasur për çështje programore apo koalicionesh. Tani nuk e fsheh dot, ka një mirëkuptim më të madhe se ka afrim më të madh qëndrimesh, nuk është çështje njerëzish apo opinionesh.
Ju dhe zoti Rama keni qenë më pranë dhe më kompakt një vit para zgjedhjeve të 2009 apo sot një vit para zgjedhjeve të 2013?
Siç ndodh zakonisht, të tretët e kanë më të lehtë të shohin distancën më afër ose më larg. Ajo që unë mund të them është se jemi shumë më të pjekur se para 3-4 vitesh, vijmë nga disa eksperienca elektorale që nuk do të donim të ndodhnin, nuk kemi ardhur në pushtet në 2009-n, kemi pasur një palë zgjedhje të vështira në 2011-n dhe në këtë kuptim e njohim Shqipërinë më mirë. Me këto përvoja besoj se jemi më të vlefshëm për shoqërinë. Dobishmëria jonë mund të jetë e vlefshme si instrument për të bërë reformat e duhura.
A mund ta quajmë që koha ka punuar në funksion të pjekurisë së drejtuesve të së majtës dhe nëse po, do të themi se politika ekstremiste e së majtës ishte një produkt i pjekurisë, ndërsa kujtoj se ju keni qenë kundër atij ekstremizmi të 2009-s?
Është e vërtetë, për asnjë sekondë nuk u iki qëndrimeve që kam mbajtur. Koha i ka provuar si të drejta. Kam qenë për një pozicion më paqësor dhe më të moderuar të PS pas zgjedhjeve. Kam kërkuar që të përballohej me më shumë qetësi humbja e zgjedhjeve të 2009-s dhe për këtë shkak të mbanim qëndrime më racionale për ato që do të vinin më pas. Ky qëndrim nuk ishte shumicë në PS, pasi shumica përkrahu një linjë radikale, në disa raste agresive edhe në raport me ato që mendoja dje dhe sot mendoj se nuk ishte linja e duhur. Kam arsye që të them se koha provoi atë që unë kam menduar atëherë.
Pra kemi një pjekje me vonesë të pjesës tjetër që ishin radikalë?
Këtë nuk e them me siguri, dhe kjo s’ka lidhje vetëm me mua. Besoj se presioni nga jashtë PS, nga ndërkombëtarët dhe nga brenda PS nga disa deputetë dhe nga rreth 30% e forumeve të PS, ndikoi që PS të hyjë në Parlament, të marrë pjesë në votimin e ligjeve, të perceptohet të paktën si një parti që e mbështet integrimin europian më shumë se përpara. Pra të ketë një linjë më të moderuar që, në fund të fundit, sot po jep frytet e veta.
Çfarë ju bën juve, zoti Blushi, të besoni se zoti Rama do t’i fitojë zgjedhjet në 2013-n, pasi arsyet që keni dhënë për humbjen e 2009-s ishin të ndryshme nga ato që dha zoti Rama? Sipas arsyeve tuaja, ai nuk duhet të ishte sot në drejtim të PS? Ka arsye më tepër zoti Rama që të fitojë zgjedhjet në 2013-n?
Ka arsye më shumë Shqipëria që të votojë për ne.
Cili është bilanci i Mendimit Ndryshe? Ia arriti qëllimit që të argumentojë dhe bindë për arsyet pse humbi PS në 2009-n?
E ashtuquajtura LMN, term që unë s’para e përdor si shprehje, arriti, besoj, të ndikojë që qëndrimi i PS të ndryshojë në raport me Parlamentin, të shkojë nga rruga në institucione, të ketë një qëndrim më të moderuar për votimin e disa ligjeve për integrimin e vendit, të ketë një qëndrim më të lartë sa i takon lirisë apo demokracisë së brendshme, të ketë më shumë vendimmarrje kolegjiale, dhe këto janë disa nga elementet kryesore për të cilat ne kemi debatuar në 2009-2010-n. Ne kishim më shumë ambicie në atë kohë, 5 deputetët apo më shumë anëtarë Asambleje, delegatë kongresi apo dhe baza socialiste, e cila nuk është matur akoma, kishim ambicie më të mëdha, por koha të detyron t’i modelosh këto ambiciet e tua sepse është absolutisht e pamundur që në një grup politik t’i të arrish 100% të asaj që kërkon dhe je i detyruar të negociosh pa pushim.
Ka edhe nga ata që u përjashtuan…
Sigurisht, ka dhe të përjashtuar, dhe më vjen keq që dikush pagoi çmimin e të gjithëve ne. Në qoftë se duhet të kishte një njeri që duhej përjashtuar, mbase duhet të isha unë i pari. E kam thënë këtë dhe më duhet ta përsëris edhe sot. Unë i kam dhënë PS më shumë arsye që të më përjashtonin, por kjo s’do të thotë se kishin arse për të më përjashtuar, siç nuk ishte e drejtë për të përjashtuar ata që u përjashtuan.
Ju po thoni se ishte i padrejtë përjashtimi i Kastriot Islamit?
Po, pa dyshim. Kastriot Islami u përjashtua nga partia për diçka që mendonin ashtu më shumë se ai vetë. Ishim shumë njerëz që mendonim si ai.
Ndoshta nuk ishte ndikimi i LMN, por i zotit Rama, i cili në momentin që ai e gjykoi sipas objektivave të tij, vendosi të fusë deputetët në Parlament, pastaj një ditë të bukur vendosi të votojë dhe në një ditë tjetër vendosi të hyjë në zgjedhjet vendore, që pavarësisht se i fitoi me 10 vota apo humbi me 90 vota, deklaroi se do të niste një epokë e re? Pra sipas kësaj teze, mund të ketë qenë vullneti i tij si lider dhe jo ndikimi i LMN-së?
Do të ishte shumë më mirë të ishte e vërtetë kjo që thoni ju. Sepse kjo na jep të gjithëve shpresë se njerëzit, e në veçanti politikanët, marrin vendimet e duhura në momentin e duhur, pa presion. Besoj se presioni ndërkombëtar dhe presioni i brendshëm i disa deputetëve ka ndikuar që PS të jetë në këtë vijë siç është sot.
E keni mbështetur këtë ndarje të re të anëtarëve të Kryesisë në qarqet e vendit? Ka pasur polemika, si zoti Braçe apo zoti Isaraj, që e kanë kundërshtuar.
Unë jam konsultuar me zotin Rama për këtë zhvendosje sa më takon mua. Ka qenë një gjë, që nëse nuk do të doja, kjo nuk do të ndodhte, pra s’do të lëvizja nga Korça nëse unë nuk do të doja që kjo të ndodhte.
Ju propozoi Rama për qarkun e Elbasanit, apo e kërkuat vetë?
Ishte një konsultë e përbashkët, kishim disa mundësi dhe unë në fund zgjodha qarkun e Elbasanit, sepse është një qark jetik, ku në 2009-n ne dolëm barazim në këtë qark.
Përse e mbështesni Ramën në këtë pikë? Cila është arsyeja politike?
Unë nuk mbështes Ramën, por principin. Pas 11 vjetësh, siç është rasti im, apo deputetë të tjerë që kanë dhe më shumë mandate më zonat e tyre, është mirë që shumëçka të lëvizë. Nga 2005-a nuk ishte shumë e lehtë të menaxhoje shumë interesa të justifikueshme jetike të zgjedhësve të tu. Kjo ka vënë në vështirësi jo vetëm mua në disa raste, por shumë deputetë të tjerë. Gjëja më e mirë në këto raste është të lëvizësh, vendim që unë e kam marrë me koshiencë të plotë.
Platforma “Blushi”, e botuar në gazetën “Panorama”, u cilësua nga zoti Rama jo platformë. Keni një koment?
Po të doni quajeni platformë, por kjo nuk e ndryshon thelbin. Fakti që Rama nuk e quan platformë, mua do më detyronte ta quaj platformë. Në fakt, janë teza, është detyrimi im për të menduar dhe për të shkruar.
Çfarë koalicioni do të bëni në 2013-n, kur përbërja aktuale e koalicionit të PS nuk përputhet me atë që ju parashtroni në platformën tuaj për një të majtë të pastër?
Nëse parti të tjera, përgjithësisht të djathta, rreshtohen me ne dhe fitojnë zgjedhjet me ne, pa kërkuar koncesione programore dhe pa kërkuar të deformojmë në interes të tyre programin tonë, që është përgjithësisht i majtë apo i qendrës së majtë, kjo është mirë për ne. Kjo është një zgjidhje pragmatiste. Asnjë parti nuk ka shumë interes të ndryshojë programin e vet nën presionin e partive të vogla dhe të djathta.
Kjo është çështje programesh, apo deri dje kanë funksionuar vetëm për të hequr Berishën nga pushteti dhe kjo ka qenë nyja lidhëse?
Absolutisht kjo është një arsye. Por po hyjmë në një fazë kur shkëmbimet e programeve do duhet të përcaktojnë nivelin e koalicionit. Ky është problemi i një koalicioni si ai mes PD dhe LSI. E dini se cili është problemi? Në fund fare nuk është çështje e moralit politik, se si ka mundësi që këto të dyja u bënë bashkë. Problemi më i pakuptueshëm është se si një parti si LSI, që pretendon se është e majtë, s’i ka kërkuar koncesion programor qeverisë. Keni parë të ketë një qëndrim ndryshe për pensionet, për taksat. Ka pranuar taksën e sheshtë, pra të gjithë doktrinën e së djathtës. Koha për të krijuar të tilla koalicione duhet të shterojë, sepse partitë tona bëjnë diferencën vetëm tek emrat e njerëzve, por duhet ta bëjnë diferencën te programet e tyre. Ne duhet t’i shtyjmë njerëzit të votojnë programe, dhe jo individë.
Si e vlerësoni përpjekjen e zotit Rama për të zgjidhur problemet e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve? Ju thoni që duhet krijuar baza e së majtës, ai thotë do zgjidh problematikën e ish-pronarëve?
Duhet të bëj një diferencë të asaj që quhet diferenca ideologjike dhe të drejta. Të kthesh sot pronën që mund të ta ketë shtetëzuar komunizmi nuk do të thotë se je i majtë apo i djathtë, do të thotë që njeh një të drejtë. Nëse unë jam për një taksë progresive dhe ju për një taksë të sheshtë, kjo do të thotë se kemi ndryshim ideologjik bashkë. Por nëse të dyja palët njohim të drejtë për kthimin e pronës së shtetëzuar padrejtësisht, kjo është një çështje e të drejte dhe jo ideologjie. E vetmja mënyrë për të kthyer pronat është të mos vjedhësh pronat.
A shpreson realisht dhe kryesisht PS te partia e zotit Topi dhe Spahiu për të ardhur në pushtet?
Do të përgjigjem ashtu siç do të donte zoti Topi t’i përgjigjesha në fakt. Ku ka futbollist që nuk shpreson në 90 minuta që një nga kundërshtarët do të bëjë gol në portën e vet? Ky është rasti ynë me zotin Topi. Zoti Topi, në 2013-n do të bëjë gol në portën e vet, pra autogol, sigurisht që kjo më kënaq. Ai ka marrë topin dhe është nisur drejt portës së vet.
Rrezikon zoti Topi apo Spahiu të marrin vota të majta në 2013-n?
Nuk e përjashtoj, por nëse secili prej tyre ka 10 vota, po flas proporcionalisht, 8-9 vota janë nga e djathta, kjo është e padiskutueshme. Njëri ka qenë nënkryetar i PD-së dhe gjithë ditën e prezanton veten si të djathtë për shkak të origjinës, të bindjeve apo të pasurisë. Kështu identifikohet zoti Topi. Edhe zoti Spahiu ka qenë i djathtë dhe nga PD ka dalë. S’ka qenë asnjëherë pjesë e së majtës.
Nëse bashkohen të gjithë për të rrëzuar Berishën, mund të bashkohet PS për të larguar Berishën?
Unë mendoj se kështu siç janë rreshtuar palët, majtas dhe djathtas, në 2013-n do të shkohet në zgjedhje me 3 pole, me dy koalicione të mëdha dhe një të vogël. Një koalicion i opozitës, një koalicion me qeverinë dhe një koalicion me parti që s’do të shkojnë as me ne dhe as me maxhorancën e sotme.
Në këtë raport forcash, ku e shikoni ju pozicionin e LSI?
Që LSI të rreshtohet në koalicionin tonë duhet të bëjë një gjë që unë nuk shoh ta bëjë tani afër. Duhet të dalë nga qeveria. Përkundrazi, PD dhe LSI janë dy pjesë të të njëjtit grup politik. LSI duhet t’i kishte marrë koncesion PD për të qenë pjesë e kësaj qeverie dhe për këtë arsye është e vështirë të jetë e majtë apo pak e majtë. Nëse ka një parti jo ideologjike dhe që ka vetëm strukturë, kjo është LSI-ja.
Do të bashkëpunoni me partinë e zotit Topi dhe Spahiu pas zgjedhjeve nëse do t’ju duhen votat?
Ne do të kemi koalicion më të mirë se ai i vitit 2009 dhe besoj se të nesërmen e zgjedhjeve 2013 ne do të kemi 71 vota. Sigurisht, ne nuk kemi 71 vota. Natyrisht, Parlamenti është një arenë ku ti ke mundësi të negociosh, përveçse me Partinë Demokratike.
Mendoni se mund të ketë një krizë parlamentare me zgjedhjen e Presidentit? Çfarë prisni të ndodhë këtë verë?
Unë do të doja që të mos kishim një President të PD-së.
Zoti Nano do t’i kënaqte ambiciet e PS për një President jo të PD-së?
Sigurisht, çdo deputet i PD-së, dhe sot janë 66 apo 65, do të ishte Presidenti më i keq nga çdokush tjetër që është në atë sallë dhe jashtë asaj salle. Kjo është ajo që unë mendoj dhe e kemi të papranueshme që PD të akumulojë të gjitha pushtetet. Unë kam qenë për një President nga populli, për fat të keq të sabotuar nga të dyja palët. Ndryshimet kushtetuese kishin si qëllim zgjidhjen e një krize, dhe jo për t’ia dhënë Presidentin maxhorancës. Nuk e kundërshtoj Presidentin nga PD sepse është antikushtetues, por në moralin dhe dobinë e vendit është që Presidenti të mos jetë i po së njëjtës palë si dhe qeveria. Dhe kjo nuk është kërkesë vetëm e PS, por dhe e komunitetit ndërkombëtar.
Mund të jetë zonja Topalli një kandidaturë e konsideruar nga PS?
Jo, zonja Topalli s’mund të jetë një kandidaturë për President. Ky s’do të ishte as ajo që priste dhe klasa politike, dhe shoqëria. Unë s’do të zgjidhja asnjë deputet të PD-së.
Shtresa e mesme
“Unë besoj se shtresa e mesme po shtohet dhe tendenca është të kthehet në shumicë. Ndikimi i qeverive, nëse është pozitiv, e rrit shtresën e mesme, sepse nxjerr më shumë njerëz nga varfëria. Kjo shtresë ka filluar të dominojë. Kjo shtresë është produkti kryesor i së majtës. Nëse të mesmit ekzistojnë, d.m.th. që e majta ka pasur ndikim në kohëra. Një shoqëri jeton mirë kur ka pak të varfër, shumë të mesëm dhe pak të pasur. Të mesmit nuk janë të pasur të varfëruar, por janë të varfër të pasuruar. Ata garantojnë paqen me mallra, furnizojnë institucionet me tru, mbajnë qytetet me taksa dhe shkaktojnë rrotacionet me ndikim”.
Taksa sheshtë
“Kemi diferencë në faktin se kujt duhet t’i marrim më shumë taksa dhe më pas si duhet ndarë ajo në buxhetin e shtetit. Ne besojmë se duhet të ketë më shumë drejtësi në mënyrën se si mblidhen kontributet. Me statistikë, ka të paktën 20-30% të shqiptarëve buxhetorë dhe privatë që fitojnë 2-3 milionë lekë të vjetër në vit. Kjo qeveri i taton 10% këta. Kjo është e drejtë? I merret një rrogë mujore. Ne mendojmë se kjo kategori s’duhet taksuar. Taksa duhet të jetë sipas asaj që fiton. Do taksojmë të ardhurat mbi tregun, pra fitimet e biznesit”.
Kodi Penal
Anëtari i Kryesisë socialiste, Ben Blushi, tha se ka pasur spekulim lidhur me fjalën e tij në Parlament ditën që votohej Kodi Penal dhe PS kishte shprehur rezerva për votimin e tij. “Ka një spekulim dhe do ta sqaroj. Unë kam folur në Parlament dhe kam kërkuar votimin e Kodit Penal. Ky ishte një vendim i Grupit të PS dhe nuk ishte për shkak të imponimit të askujt prej nesh, e aq më pak për shkakun tim. Unë nuk kam qenë në atë mbledhje të Grupit kur ishte vendosur të votohej Kodi dhe me sa dëgjova, ky ishte një veprim i Grupit për të imponuar kalimin e disa amendamenteve të Kodit Penal që do të përmirësonin funksionimin e institucioneve”.