Bie importi i karburanteve, 6 300 ton me pak ne dy muaj
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Buxheti i shtetit u përball me një surprizë të hidhur gjatë dy muajve të parë të këtij viti për sa i përket të ardhurave nga doganat, të cilat u paraqiten me një mosrealizim plani prej rreth 560 milionë lekë. Rënia e të ardhurave është shënuar pavarësisht rritjes së volumit të importeve në përgjithësi gjatë këtyre muajve. Sipas të dhënave, mësohet se gjatë dy muajve të parë të këtij viti, administrata doganore kishte parashikuar të mblidhte rreth 17.1 miliardë lekë, ndërkohë që ka mbledhur 16.5 miliardë lekë. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të uljes drastike të importit të karburanteve, të cilat kanë shënuar rekord negativ.
Çfarë ka ndodhur? Gjatë janarit dhe shkurtit kompanitë kanë shfrytëzuar rezervat e karburanteve të importuara gjatë dhjetorit. Rritja e importit në dhjetor është bërë për t’iu shmangur taksave të reja që do të aplikoheshin në janar. Ndryshimet ligjore në lidhje me taksat e makinave të miratuara në korrik të vitit të shkuar, parashikonin ndër të tjera edhe vendosjen e një takse mbi naftën dhe benzinën, e cila do të ishte 7 lekë për litër (8.4 me gjithë TVSH). Taksa do të aplikohej me dy faza. Faza e parë parashikonte fillimin e vjeljes së taksës nga data 24 gusht 2011 me një nivel prej 5 lekë (6 lekë me gjithë TVSH) për çdo litër naftë apo benzinë që hynte në vend, kurse 2 lekëshi i mbetur do të aplikohej nga data 1 janar 2012 duke plotësuar kështu detyrimin ligjore që për çdo litër karburant që futej në Shqipëri, të vilej një taksë qarkullimi prej 7 lekë për litër.
Aktualisht, një litër benzinë shitet mesatarisht me 193 lekë për litër kurse një litër naftë me 190 lekë për litër. Janë disa arsyet e këtij çmimi, të cilat fillojnë nga bursat ndërkombëtare e deri tek niveli i taksave që qeveria vjel nga karburantet. Përllogaritet që ato të jenë rreth 90 deri në 100 lekë për litër në varësi të çmimit që karburanti hyn në doganë. E.Senja
Bardhi Sejdarasi, Shoqata e Hidrokarbureve
“Ka disa arsye të uljes së importit të karburanteve gjatë muajve të parë të këtij viti. E para është ulja e konsumit në vend. Konsumi ka renë me 30 për qind krahasuar me periudhat e mëparshme. Rritja e prodhimit vendas gjithashtu është një ndikues, por edhe shtyrja e tenderit të madh të qeverisë për furnizimin e institucioneve shtetërore me karburant për të gjithë vitin. Për sa i përket rritjes së importit gjatë fundit të 2011-ës, sigurisht që ka të bëjë edhe me rritjen e fitimeve. Asokohe gjithashtu u fut edhe sasia e kërkuar e karburantit prej 100 mijë ton për futjen në punë në TEC-it të Vlorës.