Bie çmimi i naftes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nafta Brent ra në sesionin e së premtes pasi Standard & Poor's paralajmëroi se ka 50 për qind shanse të zhvlerësojë nivelin e kreditit të ekonomisë së parë të botës. Në sesionin e sotëm investitorët e sektorit energjetik do të kenë fokusin në raportin e autoriteteve bankare europiane mbi rezultatet e stress testit në 91 banka të rajonit. Nafta bruto Brent e Londrës për shtatorin ra 27 cent në 115.99 dollarë për fuçi. Në këtë vlerë ajo është 11 dollarë më pak se kulmi i këtij viti. Nafta bruto amerikane për gushtin u rrit 9 cent në 95.78 dollarë për fuçi, duke rikuperuar një pjesë shumë të vogël të humbjes 2 dollarë të sesionit të kaluar.