e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berluskoni humb 'fuqine', ne Athine nisin doreheqjet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berluskoni humb 'fuqine', ne Athine nisin doreheqjet
Parlamenti italian ka votuar pak minuta më parë buxhetin faktit të hartuar nga qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berluskoni. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar lajmin, sipas të cilit, 321 deputetë nuk kanë votuar buxhetin duke sinjalizuar humbje të ndjeshme të shumicës nga ana e kavalierit. Ndërsa, 308 deputetë të tjerë i kanë thënë “po” buxhetit faktit, të miratuar në një situatë shumë kritike për Italinë dhe mbarë Eurozën. Kaq i ka mjaftuar opozitës italiane, e cila nëpërmjet Bersanit i ka kërkuar Berluskonit dorëheqjen e menjëhershme.

Në Greqi nisin dorëheqjet

Agjencia e lajmeve Reuters ka qenë e para e cila ka publikuar lajmin e dorëheqjes së ministrave të kabinetit qeveritar grek. Mediat bëjnë të ditur se ka qenë ministri grek i turizmit, Nikitiadis i cili ka pohuar se ministrat i kanë paraqitur dorëheqjet kryeministrit në detyrë Jorgos Papandreu. Ka qenë vetë ky i fundit, i cili sot në mesditë në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kërkuar dorëheqjet e ministrave, për t’i hapur rrugë përbërjes së kabinetit të ri qeveritar.