e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha vizite 'sekrete' ne Afganistan

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha vizite 'sekrete' ne Afganistan
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha po zhvillon një vizitës “sekrete” në Afganistan. Vizita e kreut të qeverisë nuk është njoftuar publikisht, siç veprohet zakonisht, për arsye sigurie. Një praktikë e tillë është ndjekur edhe kur këtë vend e kanë vizituar edhe lider botërorë. Vizita e Berishës vjen pak kohë pas dërgimit të kontingjentit të 20-të të paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s. Gjithashtu ajo vjen në një kohë kur dy muaj më parë, Shqipëria shënoi viktimën e parë në radhët e forcave të saj ushtarake që prej anëtarësimit në NATO. Feti Vogli, i shpallur Dëshmorë i Atdheut, u vra me 20 shkurt ndërsa i plagosur mbeti Aleksandër Peçi.