e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha sms Rames: Dua sugjerime per mandatin e 3-te. Rama ne Twitter: Puno gjysh full time!

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha sms Rames: Dua sugjerime per mandatin e 3-te. Rama ne Twitter: Puno gjysh full time!
“Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shume, por kemi ende shumë për të bërë. Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 067 2099410. Miqësisht, Sali Berisha”. Kështu shkruhet në mesazhin e dërguar sot në mesditë nga stafi i kryeministrit Berisha, drejt abonentëve të kompanive celulare në vendin tonë. Por, një prej këtyre abonentëve që ka marrë mesazhin e kryeministrit ka qenë edhe lideri i opozitës Edi Rama. Ndoshta rastësisht, ndoshta jo. Sidoqoftë, Rama nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje kryeministrit përmes një postimi më rrjetet sociale. Ja çfarë shkruan Rama: “Më erdhi një sms nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë të punojë gjysh full time tani se dhe rrugët u lodhën me të:-)”