e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha ne shtepine e Metes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha ne shtepine e Metes
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e së enjtes për më shumë se dy orë e gjysëm kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut, vetëm 4 ditë pare se Gjykata e Larte të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë. Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festa, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërimit të viteve kanë kaluar, por koha e gjatë e qëndrimt tregon për një darkë të shefit të qeverisë në shtëpine e Metës.
             
Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos. Gjatë orëve që Berisha ndodhej në shtëpinë e Metës, policia ka kufizuar lëvizjen e mjeteve, si edhe nuk ka lejuar gazetarët dhe kameramanët që të qëndrojnë përballë hyrjes së apartamerit të kreut të LSI-së.