Berisha: Rama analfabet per taksat, nuk eshte detyra e kryeministrit t ia mesoje
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kreun e opozitës si injorant në fushën e taksave. Në ceremoninë e inagurimit të ‘e-dogana’, Berisha u shpreh se nuk është detyra e tij ti mësoj kreut të opozitës si funksionojnë taksat. “Garantoj biznesmenët se ulja e mëtejshme taksave është rruga më e sigurtë e suksesit të biznesit dhe punësimit të shqiptarëve. Ulja e taksave është rruga me e sigurtë për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë. Para nesh një analfabet për taksa. Nuk është detyra e kryeministrit ti mësojë kryetarit të opozitë për taksa. Kjo nuk ndodh, nuk luhet me taksa. Një ditë vjen para Kryeministrisë me uniformë ceremoniale dhe proteston pse e detyrova të ulë tasat, një ditë tjetër thotë se 95 % e shqiptarëve nuk do paguajnë taksa.
Një mashtrim i kohës së vjetër. Gjenerata ime u rrit me një propagandë se jemi vendi i vetëm pa taksa në botën. Ishim të vetmit në botë që punonin 8 muaj në vit për shtetin. Kam besim në mençurinë e bizneseve dhe arsyetimin e tyre se këtë buk vale do ia lenë në autobusin e tij”, tha Berisha. Për projektin elektronik të doganave janë investuar 80 mijë dollarë. Berisha tha se projekti rrit transparencën dhe shkurton kohën në pagesa. “Asgjë, nuk pasqyron shtetin më shumë se dogana, dogana është institucion themelor i krijuar me krijimin e shteti është porta e hyrjes së tij dhe3 vendit, dhe kam kënaqësi të konstatoj përmirësime thelbësore që ju keni bëra gjatë këtyre viteve, përmirësime që janë pasqyruar në një qëndrim të ri dhe publikut ndaj jush. Hapat të mëdha janë arritur gjatë këtyre viteve.
Platforma jonë është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit. Në këtë kontekst kërkesat biznesit duhet të shqyrtohen me interes të madh. Nëpërmjet euro doganës në mund të gjejmë cdo lloj dokument. Djalli qëndron në detaje, dhe ne detaje ne duhet te merremi gjer sa të bëjmë gjithçka të funksionojë sic duhet, të ulemi dhe të përmirësojmë shërbimin, gjërat e mëdha i kemi bërë”, tha Kryeministri. Sipas Berishës në 4 vitet që vijnë Shqipëria do kthehet në vendin lider në rajon për teknologjinë e lartë. “4 vjeçarin që vjen Shqipëria do të bëjë gjithcka për të shndërruar vend lider në rajon për teknologjinë e e lartë, kjo do sjell investime te huaja dhe do rrisë reputacionin e vendit dhe transparencën e të gjithë shërbimeve ne vend”, tha Berisha.