e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha: Pas 11 vitesh, Tirana kthehet blu

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha: Pas 11 vitesh, Tirana kthehet blu
Votë plebishitare dhe fitore historike të koalicionit “Aleanca për qytetarin” dhe kthim të Tiranës blu, pas 11 vitesh. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, teksa ka analizuar procesin zgjedhor.

Duke deklaruar se do të pritet finalizimi zyrtar i rezutatit, Berisha ka theksuar se në këtë fushatë koalicioni në pushtet pati mbështetjen më të madhe, rekord, historike në raport me kundërshtarin, duke marrë  17% më shumë vota, 140 mijë vota më shumë në mbarë vendin. “Ky është plebishit madhështor i qytetarëve shqiptarë për sukseisn e reformave të qeverisjes”- tha Berisha.

Duke u ndalur në garën për Tiranën, Berisha ka deklaruar se Basha, i cili zhvilloi fushatën më qytetare deri tani është 78 vota para, pra është i fituar me rezultatin e tanishëm. “Natyrisht që pritet finalizimi i shqyrtimit të gjithë problematikës, por e vëreta si drita e diellit është se në këtë fitore të ngushtë qytetarët e Tiranës votuan bashën më shumë se cdo kandidat tjetër”- tha ai.

Sipas Berishës, në Tiranë u realizua një proces dinjiztoz dhe kryeqytetasit i besuan kandidatit demokrat. “Fitorja në Tiranë është e ngushtë, më 14 maj rezultoi se Rama ishte 10 vota para, asnjë njeri nuk e mohoi këtë, ndonëse kemi gjithë dokumentet se në një qendrë votimi në zonën 8 komisioneri socialist për të dëmtuar kandidatin tonë nuk vendosi vulën në 10 vota”- tha ai.

Ai akuzoi liderin e PS-së, për dezinformim të qytetarëve me cdo kusht e cdo cmim.

“Ky sistem bazohet te kontesti, ai që mendon se do të prekë kontestin, ai i bie murit me kokë. Më 12 maj, kur kandidati ynë ishte 1 mijë vota para kërkuam të evidentohet cdo votë e hedhur në kutinë e garave të tjera, jemi parti e votës së lirë e nuk lëkundemi, nuk ka asnjë të na imponojë të mos qëndrojmë me fuqinë e ligjit prapa votës së qytetarëve shqiptarë”- theksoi ai.