e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha: PS po bllokon endrren e te rinjve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha: PS po bllokon endrren e te rinjve
Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryeministri Sali Berisha, gjatë një aktiviteti që po zhvillohet në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, u shpreh se sot është ditëlindja e lirisë dhe e të drejtave të shqiptarëve.

"Jam i lumtur që festoj me të rinjtë Ditën Kombëtare të Lirisë. Të rinjtë, me në krye Azem Hajdarin rrëzuan regjimin e ashpër komunist", u shpreh Berisha. Shefi i Qeverisë deklaroi se më 23 qershor do të rrëzohet bllokimi i bllokmenëve të rinj, të cilët e përdorin votën për të bllokuar ëndrrën evropiane. "Ne do të fitojmë në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të ardhshëm", u shpreh Berisha.