Berisha: Aleanca 'faqezi'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Sali Berisha e cilësoi të enjten Aleancën Kuq e Zi, si Aleanca “faqezi”. Kryeministri tha se protestat e aleancës Kuq e Zi kundër regjistrimit të popullsisë janë atavike. Zoti Berisha I bëri komentet në ceremoninë e inagurimit të qendrës për mbledhjen e të dhënave për censusit. Kryeministri Berisha tha gjithashtu se ai nuk kishte problem me protestat e Aleancës, por me “keqpërdorimin” e detyrës shtetëore nga këta zyrtarë shtetërorë “për qëllime meskine”.
Duhet të theksoj që në një shoqëri të lire, grupet kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre, t`i shpallin ato pa asnjë lloj kufizimi por kur këtë e bëjnë institucione të cilat në kushtetutën e vendi janë të depolitizuara, kjo lëvizje nuk mund të quhet përveçse lëvizja faqezi”, tha ai. Kryministri e cilësoi censusin akt madhor dhe shtoi se regjistrimi i popullsisë 2011 është më i veçanti në historinë e vendit për vetë faktin se “për shumë arsye është i pari regjistrim i lirë pas ato të bëra në fillimet e mbretësirë shqiptare”. Zoti Berisha tha se shqiptarët, si qytetarë të lire, dëshmojnë në këtë proces vullnetin e tyre të lirë, përkatësinë etnike dhe besimin fetar.
“Regjistrimi është një akt themelor që do të bëj të mundur që politikat e qeverisë të jenë më të drejta dhe më të ndershme pasi do të japë të dhëna për demografinë e rretheve dhe rajoneve për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave buxhetore në të gjithë vendin”, tha ai.