Bashkia: Nenkalim ose mbikalim ne qender te Tiranes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Burimet zyrtare të bashkisë thanë se “aktualisht bashkia nuk do të ndryshojë projektin aktual të qëndrës së Tranës, por po vepron duke aplikuar një fazë të parë e cila ka si qëllim hapjen e disa rrugëkalimeve për lirimin e trafikut”. Burimet theksuan se “do të ketë edhe një fazë të dytë edhe kjo në funksion të lirimit të trafikut, ku do shikohet mundësia e ndërtimit të një nënkalimi ose mbikalimi, e cila mund të shtohet në zbatim, në projektin ekzistues të qendrës së Tiranës”. Burimet i thanë se” aktualisht bashkia e Tranës nuk ka marë në shqyrtim asnjë projekt afatgjatë përsa i përket pastrimit të lumit të Lanës dhe kjo për mungesë fondesh, por po aplikon disa zgjidhje afatshkurtëra për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tij”.