Basha, zyrtarisht kandidat per kreun e PD: Qellimi, ringritja e PD dhe fitorja e ardhshme
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka dorezuar kandidaturen e tij per kryetar te Partise Demokratike, duke zyrtarizuar keshtu edhe pjesemarrjen ne garen e hapur per lidershipin e ri te demokrateve.
Gjate nje deklarate nga selia e PD-se, duke njohur pergjegjesine e madhe per kete gare per kreun e PD-se, ka theksuar se askush nuk e zevendeson dot Berishen, pasi ai eshte lideri historik.
“Një javë më parë kreu i PD-së dhe kryeministri Berisha iu drejtua demokratëve me një mesazh që jam i bindur që ju ashtu edhe unë donit që të ishte krejt tjetër. Sot familja e demokratëve duhet të jetë më e bashkuar se kurrë. Çdo demokrat të jap kontributin për ringritjen e PD-së. Pas një reflektimi të gjatë dhe pas një bisede me kryeministrin ka marrë vendimin më të vështirë të ejtës sime por edhe në kthjelltësinë më të madhe ëpr të kandiduar për kreun e PD-së” – tha Basha.