Basha me gjimnazistet: Une, kryetar Bashkie edhe 8 vjet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryebashkiaku, titull nderi nga gjimnazi “Sami Frashëri”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ishte i ftuar nderi i nxënësve të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në spektaklin e organizuar prej tyre, “Sami Frashri Got Talent”. Për karrierën e suksesshme në drejtimin e tri ministrive, asaj të Transporteve, të Jashtme e të Brendshme dhe së fundi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, bordi i shkollës “Sami Frashëri” vendosi t’i akordojë ish-nxënësit të kësaj shkolle, Lulzim Basha, titullin “Personalitet nderi i Sami Frashërit”. Basha, ish-nxënës i kësaj shkolle, nuk ka ngurruar t’u përgjigjet pyetjeve të bëra nga një prej nxënëseve ë kësaj shkolle, Gloria Hamza, e cila kishte pasion gazetarinë.
Ne jemi krenarë që një ish-nxënës i Sami Frashërit ka arritur kaq lart në karrierën e tij. A e ëndërronit këtë karrierë kur ishit në gjimnaz, apo kishit diçka tjetër në mendje?
Kur unë isha nxënës i Sami Frashërit nuk mund të ëndërroja një karrierë të tillë. Askush, jo vetëm unë. Siç mund t’jua thonë të gjithë prindërit tuaj, pa përjashtim, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, nuk besoj se i shkonte ndokujt në mendje dhe mënyra se si caktoheshin ishte një mister për të gjithë. Madje edhe zgjedhja e Papës ishte më transparente se zgjedhja e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv. Të paktën e dinim me tymin e bardhë kur ishte zgjedhur, ndërsa këtu se si zgjidhej. Është e vështirë ta kuptojnë sot, megjithëse nuk kanë kaluar shumë vjet. Edhe kanë kaluar, edhe s’kanë kaluar, por kanë kaluar më shumë vjet se mosha e një maturanti sot të Sami Frashërit. Në atë kohë nuk ëndërronim për karrierë politike. Nxënësit e mirë fare ndoshta e kishin një ditë se çfarë dëshironin të bëheshin dhe bënin gjithçka të shkonin në atë drejtim; mjekë, inxhinierë apo diçka e tillë u shkonte ndër mend. Të tjerëve u shkonte ndër mend si të shtinin në dorë ndonjë kopje të albumit të falsifikuar të Deep Purple, Europe apo të Duran Duran.
Në bankat e shkollës ju keni njohur edhe bashkëshorten tuaj, Aurelën…?
E vërtetë.
Dhe ajo një nxënëse shumë e shkëlqyer e Sami Frashërit, duhet ta them…
Më e mirë se unë.
A mund të ndani me ne ndonjë emocion të veçantë, lëndët e preferuara? Mësuesit që ju pëlqenin apo që nuk ju pëlqenin.
Koha kur unë kam qenë gjimnazist te Sami Frashëri bashkë me Aurelën, bashkë me Aldo Bumçin, bashkë me Majlinda Bregun, kemi qenë një gjeneratë, një maturë dhe s’kemi qenë brez i keq. Ka qenë një kohë shumë e veçantë. Kur ne u futëm në vitin e parë në fillim të gjimnazit, ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishme për botën, për Europën, për Shqipërinë, pasojat e së cilës do të ndryshonin jetën e miliona njerëzve. Ishte rënia e Murit të Berlinit. Tre tetori i 1989-s ne na gjeti në gjimnaz. Imagjinoni si ishte atmosfera më 4 tetor, pasi ne kishim parë të gjitha kronikat e lajmeve të RAI-t, që ne i shihnim me antenat të ndërtuara vetë në shtëpi, kishin pasqyruar këtë ngjarje kaq dramatike. Gjimnazi u mbyll në vitin 1992, që ishte fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhje dhe fillimi i ndryshimit të sistemi pluralist. Në mes të këtyre ngjarjeve, këtyre ndryshimeve, kam pasur kujtime të panumërta. Lëvizja e Dhjetorit me ngjarjet e saj që ndryshuan historinë e Shqipërisë patën një impakt të veçantë te gjimnazistët e Sami Frashërit, ne ishim pjesë e këtyre ngjarjeve, dhe pothuaj ishim çdo ditë atje, jo çdo natë, sepse ishte paksa e komplikuar për ne gjimnazistët të rrinim edhe natën. Më kujtohet një episod tani me profesorin e Gjeografisë, profesor Bertin. Një ditë hyn në shkollë dhe a thua se kishte pirë një shishe me fërnet, sepse uiski nuk kishte atëherë, fillon të na thotë se nuk do të jetë e largët dita kur ju të keni mundësinë të shkoni në Zvicër, Gjermani etj.
Ne thamë kaq e pati presori, o në çmendinë, o në polici. Nja dy prej shokëve u bënë entuziastë, por u qetësuan duke menduar se kjo punë nuk është e lehtë. Sigurisht që ëndrrat tona ishin të lëviznim të lirë, sepse ne e kishim të vështirë të lëviznim edhe brenda Shqipërisë. Të siguronim një ekskursion për në Pogradec dukej sikur shkoje në Amerikë. Por ajo që kishim në zemrat tona si ëndrra sot, është realitet dhe është e prekshme për gjimnazistët e Sami Frashërit dhe gjithë Shqipërisë. Pa dyshim që nga kjo pikëpamje gjërat kanë ndryshuar shumë. Ndonëse ne ishim një brez me fat, ju jeni brez me më shumë fat se ne.
Edhe pse i ri në moshë, ju keni provuar funksione të ndryshme si deputet, ministër i Transporteve, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm dhe së fundi kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Me gjithë këto eksperienca, ku jeni ndjerë ju më mirë dhe a do të na këshillonit ne një karrierë politike?
Kryetar Bashkie, sigurisht. Nuk jua këshilloj për 8 vitet e ardhshme.
A ke një komunitet këshillimor qytetar për të rinjtë dhe nëse jo, a do t’i përfshini gjimnazistët për të marrë vendimet për të ardhmen e qytetit?
Kemi disa borde këshillimore qytetare për qytetin dhe para tri apo katër javësh i kam kërkuar Drejtorisë së Rinisë të fillojë të krijojë bordin këshillimor me përfaqësues të rinisë gjimnaziste të qytetit.