Basha hap dyert, pret mijera qytetare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka hapur derën e Bashkisë për qytetarët, dy ditë pasi mori detyrën e re. Mijëra qytetarë i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të Bashkisë për të zhvilluar me të takimin e parë që pas marrjes së postit. Në orën 18:00, Basha, së bashku me dy nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti, kanë pritur kryeqytetasit e parë në zyrën e katit të dytë, ku ai zhvilloi edhe takimin me ambasadorët pasi u betua në Këshillin Bashkiak. Për rreth 90 minuta, kreu i Bashkisë ka takuar të gjithë qytetarët dhe, më pas është larguar për të vazhduar me axhendën e tij.
URIMET
Shumica e qytetarëve kanë shkuar të takojnë Bashën për t’i uruar detyrën e re, si dhe për të bërë fotografi me të. Ata kanë shfrytëzuar telefonat celularë për të fiksuar momentet e takimeve me kreun e Bashkisë. Disa prej tyre i kanë dhuruar lule kryebashkiakut, ndërkohë që nuk kanë munguar ata që i kanë dhuruar suvenire. Ato kanë qenë me pamje nga kryeqyteti, kryesisht xhamia dhe godina e Bashkisë. Qytetarët që u takuan me Bashën ishin të moshave të ndryshme, përfshi edhe fëmijët e vegjël. Një vajzë gjashtëvjeçare, teksa i dha dorën Bashës, i tha “urime, fitore dhe suksese në punën e re. Të na e bësh Tiranën të bukur”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryebashkiakut, i cili iu përgjigj duke i thënë “do ta bëjmë Tiranën të bukur si ti”. Të shumtë ishin edhe qytetarët që nuk e fshehën qëndrimin e tyre. “Edi Rama na mërziti, urime zoti Basha!”, iu drejtua njëri prej të moshuarve. Ndërsa një tjetër i tha “kurrë mos e lëshofsh Bashkinë e Tiranës!”.
PROBLEMET E QYTETARËVE
Por jo të gjithë qytetarët në këtë takim të parë me kryebashkiakun e ri kishin ardhur vetëm për ta uruar atë. Disa prej tyre kërkuan që të ndajnë me Bashën
shqetësimet për problemet që kanë në Tiranë. Në këtë takim të parë, stafi i Bashkisë kishte marrë masat që t’i merrte të dhënat të gjithë qytetarëve për t’u kontaktuar më pas nga punonjësit e Bashkisë. Njëri prej të moshuarve kishte si shqetësim marrjen e hipotekës, një premtim elektoral ky, i Lulzim Bashës. “Kam besim që mua do të ma japin hipotekën tani, deri më sot nuk na e kanë dhënë”, iu drejtua i moshuari Bashës. Qytetarët që donin të diskutonin me Bashën për problemet e tyre, orientoheshin nga nënkryetarja Jorida Tabaku për të lënë numrin e telefonit dhe emrin pranë sekretarisë dhe merrnin prej saj premtimin se do të kontaktoheshin shumë shpejt për të diskutuar rreth të gjitha shqetësimeve. Në minutat e fundit, pasi përcolli edhe qytetarin e fundit, Basha ka ndarë disa minuta me gazetarët, të cilët i kanë përdorur ato për të bërë fotografi me kryebashkiakun e ri. “Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike”, është shprehur kryebashkiaku Basha. Sipas tij “Bashkia nuk do të jetë më vend i betejave politike. Të vetmet beteja të Bashkisë do të jenë interesat dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës”.