e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Basha gati per debat me Ramen: Kushtet t'i percaktoje ai

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Basha gati per debat me Ramen: Kushtet t'i percaktoje ai
Basha në mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në emision “Debat” në Vizion Plus ka sfiduar dje në mbrëmje rivalin e tij Edi Rama për një përplasje publike duke pranuar me të gjitha kushtet që stafi i Ramës do të vendosi. Arsyeja e këtij debati sipas kandidatit të PD-së është se i shërben jo vetëm demokracisë por ajo çka është më kryesorja që ky debat të realizohet është për qytetarët e Tiranës, ku këta të fundit duhet të njihen me atë që i ofrohet për të votuar. Po në të njëjti emision një javë parë kandidati i PS-së ka refuzuar në mënyrë kategorike një përplasje të tillë me kandidatin e PD-së duke shfaqur një farë frike jo vetëm për ato çka do mund të ofroj por edhe për premtimet që z. Rama nuk i ka mbajtur për këto 4 vjet që ai ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës.

Basha ka thënë gjithashtu gjatë kësaj interviste se kundërshtari i tij po ofron vetëm gjuhën e ashpër politike, por edhe gjuhën e dhunës dhe nuk është duke ofruar zgjidhje për problemet e qytetit. Duke vazhduar më tej kandidati i mazhorancës ka thëne se unë nuk pranoj ti futem debatit shterp siç ofron pala tjetër, por unë ofroj një debat për qytetin dhe problemet që ai ka. Sipas Bashës e vetmja rrugë e Edi Ramës është ajo që nuk ka hapur asnjë rrugë te re në Tiranë. Rama është një kryebashkiak i munguar dhe si pasoj e kësaj mungese janë rritur problemet e qytetarëve të Tiranës. Dhe këtë sipas Bashës e shoh dhe dëgjoj për çdo ditë nga qytetarët e Tiranës. Beteja ime ka thënë Basha gjatë kësaj interviste nuk është as me z. Rama, as me ndonjë forcë politike, por beteja ime është me problemet që përballet sot çdo qytetarë i Tiranës.

Lulzim Basha ka deklaruar se vjen në këtë garë si një banor i Tiranës duke parë vetë të gjitha problemet që ka kryeqyteti sot, siç janë rrugët, shkollat, hapësirat publike çmimet e larta etj. Gjithashtu ai ka thënë se vjen si një figurë politike publike që ka treguar se di ti mbaj premtimet, ashtu siç ka bërë me “Rrugën e Kombit” edhe me liberalizimin e vizave.

Gjatë shpjegimit të platformës së tij kandidati i PD-së është ndalur tek punësimi ku ai ka deklaruar se do të shpenzohen 1 milion euro në investime publike por gjithashtu edhe 1 milion euro të tjera në investime private, cila është një nga pjesët e planit të tij për punësimin. Të gjitha këto investime si në infrastrukturë rrugore, por edhe në shkolla, ku nuk është ndërtuar asnjë për 4 vjet, por edhe krijimi i tregjeve të reja që tashmë i mungojnë shumë Tiranës. Ndërsa pjesa tjetër e platformës për punësimin sipas Bashës është se bashkia e Tiranës do të jeta nyja lidhëse midis biznesit dhe qytetarëve që kërkon punë. Ndër të tjera ai ka theksuar edhe transparencës që do bëhet për çdo investim si dhe do të bëj pjesë të çdo vendimmarrje të gjitha grupet e interesit duke dëgjuar më mirë kështu zërin e qytetarëve të Tiranës. Z. Basha duke u fokusuar tek çmimet e larta ai theksoi se do të reduktoj dhe do të uli shumë taksa dhe tarifa bashkiake që do të sjelli edhe frymëmarrje për biznesin e vogël. Pasi sot bashkia është duke vjelur shumë taksa dhe nuk është duke i shpenzuar aspak për të mirën e qytetarëve.

Gjithashtu investimet të mëdha do të ketë për hapësirat e gjëlbërta dhe çlodhëse për të gjitha moshat, por investim do të ketë gjithashtu edhe për të ngritur jetën artistike të qytetit.