Basha akuzon per bllokim procesi komisioneret e opozites
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kandidati i “Aleancës për qytetarin" për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka inkurajuar komisionerët dhe vëzhguesit e Partisë Demokratike që të vazhdojnë procesin e numërimit dhe ka akuzuar për bllokim procesi komisionerët e opozitës.
“Ndërsa numërimi vazhdon është zhgënjyes bllokimi në qendrat e votimit që tradicionalisht favorizojnë Partinë Demokratike”, tha Basha. Çdo votë duhet të numërohet me transperencë, dhe zëri i qytetarit duhet të dëgjohet, tha ai. Basha shprehu besimin e tij për fitoren në Tiranë, ndërsa theksoi vendosmërinë për të pritur rezultatet përfundimtare.