Basha: Kam rimarre kryesimin e gares
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha, tha të mërkurën se gara për Tiranën është e ngushtë, por ai ka rimarrë kryesimin e garës. Basha vuri në dukje trysninë nga kjo garë e ngushtë dhe theksoi se duhet të bëhet numërim i saktë dhe i ndershëm i çdo vote. "Kam rimarrë kryesimin e garës megjithatë kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë transparent dhe pa vonesë të çdo vote. Zëri i cdo qytetari duhet të dëgjohet”, tha Basha. Kandidati I mazhorancës falenderoi komisionerët dhe numëruesit për punën e tyre dhe theksoi se po zhvillohet një proçess tërësisht transparent dhe demokratik.