Basha: Do të pres certifikimin e rezultatit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kandidati i Aleancës për të Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se do të presë certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garantoi numërimin e cdo vote dhe dëgjimin e zërit të cdo qytetari. Në një dalje për mediat disa orë pas shpalljes së rezultatit nga KQZ-ja, Basha u shpreh se fitorja e arritur është një fitore e demokracisë, procesi ishte i drejtë dhe transparent dhe demokracia u vu në provë pasi rezultati qe tepër i ngushtë.
"Unë besoj se ne ndryshuam mënyrën se si funksionon politika. E gjithë kjo u arrit duke vendosur ashtu sic ju e meritonit, sepse ju jeni të parët. Unë do të pres deri në përfundimin e procesit që do të vazhdojë në përputhje me ligjin", tha Basha. Kandidati i së djathtës ftoi të gjithë simpatizantët e të dy dyja palëve që presin me qetësi certifikimin e zgjedhjeve, pasi tani është momenti për refleksion.