e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BE, plan sekret per shpetimin e Greqise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BE, plan sekret per shpetimin e Greqise
Ekziston një plan i vendeve të eurozonës që zbut masat e forta për Greqinë. Kjo do të thotë ulje taksash, reduktim të interesave të borxhit galopant dhe më shumë mundësi financiare për qeverinë e Athinës për të luftuar papunësinë në vend. Sipas një editoriali të “Financial Times”, të botuar në greqisht dhe gjermanisht, ekziston “një plan sekret” i Bashkimit Evropian për shpëtimin e Greqisë dhe se  BE-ja është e gatshme “t’ia shtrijë dorën fituesit të zgjedhjeve, kushdo qoftë ai”.

“Financial Times” citon një burim anonim nga Brukseli, i cili thotë se plani sekret është hartuar sidomos për liderin e konservatorëve të Demokracisë së Re, Andonis Samaras, që sondazhet e fundit e nxjerrin fitues të zgjedhjeve, megjithëse për të formuar qeverinë sërish do t’i duhet një koalicion.

“Nëse bëhet kryeministër dhe mposht rivalin e tij, Alexis Tsipras, të së majtës radikale dhe do të angazhohej për të respektuar memorandumin e nënshkruar me ‘Trojkën’ për masat ekonomike, Brukseli do të kujdeset që t’ua lehtësojë barrën të gjithë grekëve”, thotë për  “Financial Times” zyrtari i Brukselit. Samaras ka mbështetjen e fortë edhe të Berlinit. Editoriali i “Financial Times” hapet me: “Të dashur grekë, votoni me kurajë për reformat, sesa me zemërim kundër ndryshimeve të domosdoshme strukturore”.