BE pershendet miratimin e masave, Rehn: Dhuna ne Athine, e papranueshme
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një shenje tepër pozitive për Greqinë është konsideruar miratimi i masave shtrënguese nga ana e zv/presidentit të Komisionit Europian, Olli Rehn. “Në emër të Komisionit Europian, mirëpres votën pozitive të parlamentit grek për programin e dytë të shtrëngesave për Greqinë. Vota e djeshme është një shprehje e vendosmërisë që mbizotëron në vend për t’i dhënë fund rrethit të paqëndrueshëm të financave publike dhe humbjes së konkurrueshmërisë”- tha Rehn.
Ndërkaq deklarata e djeshme të kryeministrit grek, Papadhimos se nuk do të tolërojë asnjë sjellje vandale në vend, është përshendetur edhe nga Rehn. I cili ka shtuar se dhuna në Athinë është e papranueshme.
“Dua gjithashtu të bashkoj zërin tim me qeverinë greke në dënimin e dhunës së papranueshme që shpërtheu dje në Athinë. Këta individë nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve grekë të cilët janë me të vërtetë të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre.”- tha Rehn. Ndërkaq këtë të mërkurë Brukseli pritet t’i hapë dritën jeshile Greqisë në lëvrimin e fondit të ndihmës prej 130 miliardë eurosh, mëse e domosdoshme për shpëtimin e Greqisë nga falimenti.a