e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BE ndjek me vemendje zgjedhjet shqiptare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BE ndjek me vemendje zgjedhjet shqiptare
Bashkimi Evropian vlerësoi të mërkurën pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet vendore të 8 majit dhe tha se përfundimi i proçesit sipas standarteve mbetet prioritet për integrimin e vendit. Zëdhënësja e KE-së, Natasha Batler, tha se BE-ja ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat janë prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane. "Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë proçesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme", tha zëdhënësja e Komisionit Evropian.