e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BB jep alarmin: Shqiperia ka borxhin publik me te madh ne rajon

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BB jep alarmin: Shqiperia ka borxhin publik me te madh ne rajon
Banka Botërore jep alarmin: Shqipëria është vendi me borxhin publik më të madh në rajon, 59.6 %. Në kohën kur të gjitha vendet europiane i frikësohen përhapjes së krizës së borxheve, Banka Botërore në raportin e saj për Europën Juglindore sugjeron të bëhet kujdes, pasi borxhi publik në Shqipëri qëndron në kufijtë e nivelit të lejuar, por mbetet më i larti në rajon.

Gjithashtu, sipas BB, në kufirin e lejuar mbetet edhe niveli i deficitit fiskal, i cili paraqet një tjetër shqetësim për ekonominë shqiptare. Përsa i përket rritjes ekonomike të rajonit, raporti vlerëson se ajo mbetet në nivelin 2.5 për qind, ndërkohë që për vitin e ardhshëm parashikohet të bjerë në 2.1 për qind. Partia Socialiste ka dhënë disa herë alarmin për nivelin e lartë të borxhit publik. Pavarësisht se Ministria e Financave pretendon për një borxh që qëndron në nivelin 57.6 për qind, socialistët janë shprehur disa herë në Parlament se shifra reale e kalon 59.2 për qindëshin.