e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Avramopulos anulon viziten per shkak te deklarates se Berishes mbi Prevezen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Avramopulos anulon viziten per shkak te deklarates se Berishes mbi Prevezen
Ministri i Jashtëm i i Greqisë, Avramopulos ka anuluar vizitën e parashikuar në Tiranë. Anulimi duket se ka ardhur në momentin e fundit dhe shkak është bërë deklarata e Berishës për bashkim kombëtar. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke bëhet e ditur se qeveria greke me këtë vendim “shpreh pakënaqësinë ndaj deklaratave të kryeministri shqiptar me rastin e festimit të sotëm të përvjetorit të njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë”.

“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mes dy vendeve, si dhe për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si në sektorin politik, ekonomik dhe energjetik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Zëdhënësja e kryeministrit të Shqipërisë, e pyetur mbi deklaratën e bërë nga Berisha dje në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, thekson se deklarata e kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te Jugut, Veriut apo Lindjes.

Në fjalën e shkurtë drejtuar qytetarëve të pranishëm në Vlorë, Berisha lexoi atë që kishte shkruar në pergamenë: Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin!"