e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Autobuset grek proteste ne Kakavije, shkaktohet kaos ne qarkullim

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Autobuset grek proteste ne Kakavije, shkaktohet kaos ne qarkullim
Linjat greke të autobusëve Greqi-Shqipëri kanë zhvilluar sot një tjetër protestë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Athinës për pezullimin me të paktën 10 ditë të masës për ndalimin e transportit përmes Kakavijës.

Mediat greke raportojnë se afro 70 autobusë të shoqërisë ‘KTEL’ kanë protestuar sot në kufirin me Greqinë për rrjedhojë është shkaktuar edhe një kaos në qarkullim.

Sakaq 20 autobusë të linjave ndërkombëtare me 700 udhëtarë që prej orës 07:00 të mëngjesit pasi grekët pretendojnë se ata janë jashtë standartëve dhe s’kanë licensa.

Ndërkaq për disa orë janë lejuar të kalojnë vetëm makinat e vogla dhe këmbësoret. Sipas firmave greke të transportit kompanitë shqiptare të linjave Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Greqi janë më të favorizuara ndaj kërkojnë ndalimin e tyre. Ndërkohë agjencitë shqiptare të transportit mohojnë çdo zë për mosplotësim standartesh nga ana e tyre apo për mungesë dokumentacioni, ata thonë s ejanë në rregull si me ligjin shqiptar ashtu edhe me atë të vendit fqinjë. Linjat shqiptare kërkojnë nga Ministria shqiptare e Transportit të ndërhyjë dhe të zhbllokojë këtë situatë në mbështetje të firmave shqiptare.

Situata është normalizuar vetëm pas pesë orësh negociata mes dy palëve teksa qytetarët po prisnin në mes të rrugës për të kaluar kufijtë respektivë mes Greqisë dhe Shqipërisë.