Athina: No coment per Bollanon
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Debati shqiptar për zgjedhjet në Himarë është plotësuar dhe me optikën e Athinës zyrtare, e cila përmes zëdhënësit të ministrisë së Jashtme Gregoris Delavekuras ka dhënë disa gjykime paraprake për procesin zgjedhor në tërësi dhe në Himarë në veçanti. “Prezenca e ndërkombëtarëve është ende e nevojshme. Sa i përket Himarës, më lejoni të them se sipas informacioneve që kemi deri tani, PBDNJ-ja doli partia e parë në këtë zonë”, tha Delavekuras.
“Nuk më takon mua të komentoj lidhur me perfomancën e kandidatit të caktuar, por dua të nënvizoj, si shumë të rëndësishme, rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit grek në zgjedhje. Është i rëndësishëm pse tregon lidhjen që ata kanë me Shqipërinë dhe e ndihmojnë të ecë para”, nënvizoi zëdhënësi i qeverisë greke, raportoi Shqip të shtunën. Përfaqësuesi i minoritetit grek në Himarë, Vasil Bollano ka humbur drejtimin e bashkisë pas dy mandatesh. Socialisti Jorgo Goro është zgjedhur në 8 maj kryetari i ri i kësaj bashkie.